Apetiti rus: I kërkon NATO-së që t’i largojë trupat nga Rumania e Bullgaria

Apetiti rus: I kërkon NATO-së që t’i largojë trupat nga Rumania e Bullgaria

Apetiti rus: I kërkon NATO-së që t’i largojë trupat nga Rumania e Bullgaria

Ministria e Jashtme e Rusisë tha të premten se në mesin e garancive të sigurisë, që Rusia kërkon nga Perëndimi, përfshihen dispozita që kërkojnë që forcat e NATO-s të largohen nga Rumania e Bullgaria.
Moska më herët ka kërkuar garanci të detyrueshme nga NATO-ja që kjo aleancë ta ndërpresë zgjerimin dhe të kthehet në kufijtë që i kishte më 1997, shkruan Reuters.

Duke iu përgjigjur një pyetjeje se çfarë do të nënkuptonte kjo për Bullgarinë dhe Rumaninë, të cilat janë anëtarësuar në NATO më 1997, Ministria e Jashtme e Rusisë tha se Rusia dëshiron që të gjitha trupat e huaj, armët dhe pajisjet tjera ushtarake të tërhiqen nga këto shtete.Javën e kaluar, NATO-ja zhvilloi bisedime të nivelit të lartë me politikanë dhe oficerë ushtarakë të Rusisë në Bruksel për të diskutuar rreth kërkesave të Moskës dhe gjendjes në Ukrainë. Takimi nuk solli ndonjë marrëveshje të rëndësishme dhe tensionet vazhdojnë të jenë të larta.

Të premten, sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, pritet të takohet në Zvicër me homologun e tij rus, Sergei Lavrov, pak më shumë se një javë pas takimit NATO – Rusi në Bruksel.Kryediplomati rus tha javën e kaluar se Moskës i është harxhuar durimi me Perëndimin dhe se Rusia pret përgjigje me shkrim nga NATO-ja brenda disa ditëve për kërkesat që i ka shtruar.

Në anën tjetër, Shtetet e Bashkuara dhe fuqitë tjera perëndimore e kanë paralajmëruar Rusinë se do të ballafaqohet me kosto të lartë, nëse e sulmon Ukrainën.

Published

Leave a comment

Your email address will not be published.