Berisha akuzon Ramën se nuk po lejon vendosjen e shtatores së Ibrahim Rugovës në Tiranë

Berisha akuzon Ramën se nuk po lejon vendosjen e shtatores së Ibrahim Rugovës në Tiranë

Berisha akuzon Ramën se nuk po lejon vendosjen e shtatores së Ibrahim Rugovës në Tiranë

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka përkujtuar presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova, në 16 vjetorin e vdekjes së tij. Ai me këtë rast ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se nuk po lejon vendosjen e shtatores së Ibrahim Rugovës në Tiranë.
Berisha, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “sot të gjithë shqiptarët kudo që janë përulen me nderimin më të madh, mirënjohjen më të thellë para kujtimit dhe veprës së pavdekshme të Presidentit të ndjerë Dr. Ibrahim për gjithçka bëri ai për lirinë e shqiptarëve dhe dinjitetin e kombit tonë.

Në përvjetorin e vdekjes së Rugovës ai ka akuzuar Ramën se nuk po lejon vendosjen e shtatores së Rugovës në Tiranë.Sot pas 16 vitesh Edvin Kristaq Rama, argati i Vuçiçit në një akt vasaliteti antikombëtar me urdhër të Beogradit nuk lejon për të shtatin vit me radhë vendosjen në Tiranë të shtatores të Presidentit të ndjerë Dr. Ibrahim Rugova, duke harruar se ai ka fituar përgjithmonë përjetësinë në zemrat e shqiptarëve dhe panteonin e lirisë së tyre”, ka shkruar Berisha.

Postimi i plotë i Berishës:
“16 vjet me pare mbylli syte pergjithmone Presidenti Rugova!

Te dashur miq, 16 vite me pare familja, miqte, bshkepuntoret e tij, qytetaret e Kosoves dhe te gjithe shqiptaret i dhane lumtumiren e fundit Presidentit Ibrahim Rugova, njerit prej burrave me te shquar te kombit tone, intelektualit mendje ndritur, shtetarit dhe politikanit gjeni, misionarit vizionar e arqitektit te lirise dhe pavaresise se Kosoves.

Sot te gjithe shqiptaret kudo qe jane perulen me nderimin me te madh, mirenjohen me te thelle para kujtimit dhe vepres se pavdekshme te Presidentit te ndjere Dr Ibrahim per gjithçka beri ai per lirine e shqiptareve dhe dinjitetin e kombit tone.

Por sot pas 16 vitesh Edvin Kristaq Rama, argati i Vuçiçit ne nje akt vasaliteti antikombetar me urdher te Beogradit nuk lejon per te shtatin vit me radhe vendosjen ne Tirane te shtatores te Presidentit te ndjere Dr Ibrahim Rugova, duke harruar se ai ka fituar pergjithmone perjetesine ne zemrat e shqiptareve dhe panteonin e lirise se tyre.

Nderim per jete te jeteve, kujtimit te ndritur dhe vepres se pavdekshme te presidentit Dr Ibrahim Rugova” (sic.), ka shkruar Berisha.

Leave a comment

Your email address will not be published.