Kërcënoi me ndërhyrje në veri, Edita Tahiri i reagon gjeneralit serb

Kërcënoi me ndërhyrje në veri, Edita Tahiri i reagon gjeneralit serb

Kërcënoi me ndërhyrje në veri, Edita Tahiri i reagon gjeneralit serb

Serbia nuk po i ndal kërcënimet ushtarake ndaj Kosovës. Dy ditë më parë, kryeshefi i shtabit të përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë, gjenerali Milan Mojsiloviç, ka thënë se nëse ushtria e Kosovës shkon në veri të vendit pa pëlqimin e KFOR-it, do të ndërhyjë ushtria serbe.
Sipas tij, në veri nuk përjashtohen aksionet e Forcave të Sigurisë së Kosovës, duke shtuar se “Ushtria e Serbisë do të reagojë në përpjekje të këtilla”.

Këto kërcënime, ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë Edita Tahiri, i sheh si vazhdim i armatosjes së Serbisë nga Rusia.Duke folur për gazetën “Bota sot”, Tahiri ka thënë se Rusia po tenton të pengojë zgjerimin e NATO-s në Ukrainë dhe vende tjera.

“Këto kërcënime janë në vazhdën e armatosjes së Serbisë nga Rusia dhe janë të koordinuara me Rusinë, e cila po tenton të pengojë zgjerimin e NATO-s në Ukrainë e vende tjera përreth. Madje sot Rusia ka kërkuar largimin e NATO-s nga Bullgaria dhe Rumunia”, është shprehur Edita Tahiri.

Ajo ka theksuar se kërcënimet e Serbisë ndaj Kosovës, po bëhen ndaj NATO-s.

“Kërcënimet nga Serbia ndaj Kosovës janë kërcënime ndaj NATO-s, që është e vendosur në Kosovë që nga fundi i luftës”, ka thënë më tej Tahiri.

Përgjigjen ndaj kërcënimeve të Serbisë e Rusisë, sipas ish-kryenegociatores po e jep SHBA dhe NATO.

“Mendoj se përgjigjen ndaj këtyre kërcënimeve po e jep perëndimi, SHBA dhe NATO, që tashmë hapur kanë dalur kundër synimeve hegjeministe ruse, e cila ëndërron të rikthejë ndikimin e humbur në Ballkan pas luftës së Ftohtë”, ka shtuar Edita Tahiri për gazetën “Bota sot”.

Një ndëryrje të Serbisë në veri të Kosovës, nuk e ka përjashtuar gjenerali shqiptaro-amerikan Muharrem Maralusha. Ai ka thënë se Serbia do të hyjë në veri të Kosovës, nëse Rusia pushton Ukrainën. Sipas tij, gjasat që të ndodhë një gjë e tillë janë mbi 70%. Maralusha ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të thërras një seancë urgjente dhe të vendosë se si do të zgjidhet ky problem dhe çfarë veprimesh të ndërmerren.

Leave a comment

Your email address will not be published.