“Populli nuk ia ka dhënë votën Albin Kurtit për disa muaj”/ Liri Loshi paralajmëron opozitën: Mos luftoni kundër vetvetes

“Populli nuk ia ka dhënë votën Albin Kurtit për disa muaj”/ Liri Loshi paralajmëron opozitën: Mos luftoni kundër vetvetes

“Populli nuk ia ka dhënë votën Albin Kurtit për disa muaj”/ Liri Loshi paralajmëron opozitën: Mos luftoni kundër vetvetes

Publicisti Liri Loshi, nëpërmjet një postimi në Facebook ka komentuar qëndrimet e opozitës karshi Qeverisë Kurti përkatësisht menaxhimit të krizës energjetike në Kosovës.

Ai ka thënë se situatat emergjente nuk janë momentet më të mira për ta luftuar një qeveri dhe një lider politik.

“Në situata të tilla politika duhet të orientohet në identifikimin e faktorëve që e kanë shkaktuar atë situatë në mënyrë që ata faktorë të eliminohen dhe kriza të menaxhohet sa më mirë.

Personalisht i shoh me simpati propozimet e opozitës për dalje nga kriza energjetike, por më neverisin sulmet politike ndaj qeverise në një moment kur vendi ballafaqohet me krizën”, ka thënë Loshi.

Pra, sipas tij nëse për krejt qytetarët problem numer një është kriza energjetike, kjo duhet të jetë edhe për opozitën.

“Roli i çdo politikani dhe grupi politik është me e ndihmu vendin. Në momente krizash vendi ndihmohet duke ndihmuar qeverinë, meqë, sipas detyrës dhe obligimeve, ajo është në linjë të parë të betejes me kapacitetet që ka. Pastaj, kur të qetësohet situata mund të rifillojë lufta politike për pushtet”, nënvizoi ai.

Kështu, Liri Loshi theksoi se qytetari më të drejtë, luftën kundër qeverisë në momente krizash e përjeton si luftë kundër tij.

“Dhe ta krijosh një ndjenjë të këtillë të qytetarit, do të thotë ta humbesh mbështetjen e tij. Në qeverisje gjithmonë ka hapësirë që gjerat të bëhen më mirë, por kritikat duhet të jenë të bazuara në fakte dhe jo në shtremberime e egzagjerime, siç po ndodh këto ditë. Populli nuk ia ka dhënë votën Albin Kurtit për disa muaj, as vetëm për një vit, por për një mandat katër vjeçar”,potencoi ai.

Sipas Liri Loshit, çdo ndërprerje e këtij mandati krijon gjasat edhe për një mandat tjetër të të njëjtit lider dhe të partisë së tij.

“Prandaj lufta e opozitës që me çdo kusht të rrēzohet qeveria është e pakuptim dhe do të përfundojë si luftë kundër vetëvetes”, përfundoi ai.

Leave a comment

Your email address will not be published.