ShBA-ja paralajmëron një shtet që të mos e ndihmojë Rusinë për ta pushtuar Ukrainën

ShBA-ja paralajmëron një shtet që të mos e ndihmojë Rusinë për ta pushtuar Ukrainën

ShBA-ja paralajmëron një shtet që të mos e ndihmojë Rusinë për ta pushtuar Ukrainën

Shtetet e Bashkuara e kanë paralajmëruar Bjellorusinë se do të përballej me “përgjigje vendimtare”, nëse i ndihmon Rusisë fqinje për ta pushtuar Ukrainën.
“Ne gjithashtu ia kemi bërë të qartë Bjellorusisë se nëse lejon që territori i saj të përdoret për sulm ndaj Ukrainës, do të përballej me përgjigje të shpejtë dhe vendimtare nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e partnerët tanë”, tha para gazetarëve të martën zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price.

“Nëse pushtimi do të fillonte nga Bjellorusia, nëse trupat ruse do të vendoseshin në mënyrë të përhershme në territorin e saj, NATO-ja do të duhej që ta rivlerësonte vendosjen e forcës sonë në shtetet që kufizohen me Bjellorusinë”, shtoi ai.Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka përkrahur homologun e tij bjellorus, Aleksander Lukashenko, në përballjen e tij me Perëndimin rreth zgjedhjeve të kontestuara presidenciale të viti 2020 në Bjellorusi, të cilat ia siguruan udhëheqësit autoritar mandatin e gjashtë radhazi në pushtet, shkruan Free Europe.

Më herët këtë muaj, presidenti bjellorus ka thënë se në shkurt do të zhvillohen ushtrime të përbashkëta ushtarake mes Bjellorusisë dhe Rusisë afër kufirit të vendit të tij me Ukrainën dhe me disa vende të krahut lindor të NATO-s.

Leave a comment

Your email address will not be published.