Drejtori i Gjinekologjisë tregon gjendjen e grave shtatzëna të infektuara me COVID-19, shumica prej tyre të pa vaksinuara

Ditëve të fundit ka një rritje alarmante të rasteve me COVID-19 në Kosovë, ku dominues është varianti Omicron.

Njëra ndër kategoritë që mund të konsiderohet më e rrezikuar nga ky virus, janë edhe gratë shtatzëna, shkruan arbresh.info.

Në Klinikën e Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), janë të shtrira aktualisht gjashtë shtatzëna me COVID-19.

“Gjendja në Klinikën e Gjinekologjisë me COVID -19 është stabile në mëngjes i kemi pasur 13 paciente me COVID-19, shtatë nga to i kemi liruar pasi kanë qenë në gjendje të mirë, disa prej tyre kanë lindur disa prej shtatzënave janë në fazën e hershme të shtatzënisë. Kanë mbetur edhe gjashtë paciente njëra prej tyre është duke qëndruar për shkak të foshnjës, ndërsa pesë prej tyre janë shtatzëna, aktualisht nuk e kemi asnjë problem kanë një kondicion të mirë shëndetësor. Nga vala e fundit nga 17 janari me COVID-19 kanë qenë 32 pacientë të hospitalizuara me COVID-19, 26 prej tyre kanë qenë të pa vaksinuara dhe një paciente ka qenë më tri doza, kurse tjerat me nga një dozë shumica e pacientëve që kanë qenë të hospitalizuara kanë qenë të pa vaksinuara”, thotë ai.

Leave a comment

Your email address will not be published.