Mentor Shala pas shkarkimit thotë se ky vendim ishte i pritshëm

Mentor Shala pas shkarkimit thotë se ky vendim ishte i pritshëm

Mentor Shala pas shkarkimit thotë se ky vendim ishte i pritshëm

Mentor Shala ka reaguar pasi Bordi i RTK’së ka aprovuar propozimin e ushtruesit të detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të RTK’së, Shkumbin Ahmetxhekaj, për shkarkimin e tij nga pozita e zëvendësdrejtorit të përgjithshëm të RTK-së.

Shala ka thënë se ky vendim ishte i pritshëm për të, e që arsyet do t’i tregojë ndërkohë.

Postimi i plotë i tij:

Bordi i RTK-së me propozimin e Ud.Drejtorit të Përgjithshëm paska marrë vendim të më shkarkoj nga pozita e zv/Drejtorit Gjeneral. Ishte vendim i pritshëm, e për arsyet pse ishte i pritshëm do të flasim diku tjetër!
Unë e falënderoj të gjithë stafin e RTK-së për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm që kemi pasë për tërë periudhën time menaxheriale që prej vitit 2010. Me ndihmën dhe përkrahjen e kolegëve të RTK-së dhe pa ndihmën e askujt, madje me presionin e tmerrshëm të politikës, si opozitë e pushtet, ne arritëm ta zhvillojmë RTK-në.

Pa asnjë cent më shumë ne hapëm kanalin në gjuhën serbe, RTK2, duke u bërë institucioni i vetëm në Kosovë që integroi tërësisht serbët e Kosovës. Hapëm kanalin RTK3 dhe RTK4 duke krijuar kështu hapësirë prej 98 orësh për stafin kreativ të RTK-së. Në mungesë të mbështetjes së shtetit, ne transformuam garazhat dhe depot e RTK-së në redaksi dhe studio televizive. Nga 2 sa ishin, i bëmë 6 studio televizive. Me ndihmën dhe idetë kreative të shefit të IT-së ne ndërtuam sistem të brendshëm digjital, pa asnjë cent investim, derisa TV-të tjera japin me miliona euro për sisteme të tilla. I kthyem investimet japoneze në RTK pas gati 13 viteve. Dhe sërish me idetë kreative dhe inovative të shefit të IT-së dhe me donacionin japonez u bëmë RTV i parë në BE me teknologjinë më të avancuar.

Me programet atraktive në youtube arritëm të kalojmë secilin RTV në rajon për një periudhë disa mujore. Ishim RTV i parë në Kosovë që shtuam të hyrat nga youtube dukshëm të larta. Rritja e hapësirës programore dhe ndryshimet tekonologjike, rriten edhe përgjegjësitë e stafit dhe kështu ne rritëm edhe pagat e stafit varësisht angazhimeve të tyre të reja. Rritja e RTK-së, shfaqi nevojën edhe për rritjen e stafit të RTK-së, që më vjen mirë që edhe ky bord po e arsyeton! Ishin pikërisht këto zhvillime të mëdha të RTK-së që shtuan presionin e tmerrshëm politik ndaj meje dhe institucionit tonë.

Por kurrë s’u nënshtruam as s’u dorëzuam. Na sulmuan edhe me bomba në objektin e RTK-së dhe në shtëpinë time, por kurrë s’u dorëzuam! I falenderoj shumë kolegët dhe koleget për gjithë punën që e kemi bërë bashkë! Për mua ishte e pritshme shkarkimi në rrethanat në të cilat jemi! Vazhdojmë me idetë e reja në rrethanat e reja!
Tjerat janë pallavra çka flasin./

Leave a comment

Your email address will not be published.