Ankohet Selakoviç: Brukseli po hesht – shqiptarët po punojnë për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë

Ankohet Selakoviç: Brukseli po hesht – shqiptarët po punojnë për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë

Ankohet Selakoviç: Brukseli po hesht – shqiptarët po punojnë për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë

Ministri i jashtëm i Serbisë, Nikola Selakoviç deklaroi se nga Brukseli asgjë efektive nuk mund të shihet, përveç heshtjes për planin e formimit të Shqpërisë Natyrale, sikurse edhe mospërmbushjes së obligimeve që dolën nga dialogu, shkruan “Pink”.
“Nuk mund të shihni asgjë efektive, sikurse nuk mund të shihni as presione të qarta thelbësore kur flitet për përmbushjen e obligimeve të Prishtinës që dolën nga dialogu”, tha në programin e mëngjesit Selakoviç.

Lidhur me planet e formimit të Shqipërisë Natyrale, shefi i diplomacisë erbe Selakoviç tha se kjo do të ishte “vetën një nga rastet që të shihet sa Brukseli dhe tjerët do mbeten të heshtur dhe nuk deklarohen për diçka të tillë”.“Mund të shihet hipokrizia dhe dyfytyrësi kur është në pyetje raporti me ato sfida me të cilat u gjithë Ballkani përballet. Si heshtin në të gjitha paralajmërimet e krijimit të Shqipërisë Natyrale, ashtu heshtin edhe në procese të ngjashme si mund të shihni shqiptarët nga njëra edhe ana tjetër e kufirit po punojnë me vlerë në ofrimin e tillë”, tha Selakoviç.

Në pyetjen si do ishin reagimet nëse Serbia punon në bashkimin me Srpska, Selakoviç theksoi se Serbia këtë nuk e bënë dhe respekton integritetin e BE me Srpska në përbërja sipas marrëveshjes së Dejtonit.

“Popullin tonë në Srpska e mbështesim pa dilema, por kemi qëndrime të qarta kur bëhet fjalë për parimet e raporteve në bashkësinë ndërkombëtare dhe drejtën ndërkombëtare, që edhe ne na ruan pozicionin lidhur me Kosovën”, tha ai.

Selakoviç deklaroi se gjatë takimit të sotshëm me kolegun nga letonia Edgar Rinkeviçs kanë biseduar për perspektivën evropiane të Serbisë, referendumin lidhur me sundimin e ligjit.

“Ishte mundësi e mirë të bisedohet për perspektivën evropiane, për atë që bënë aktualisht Serbia dhe reformat në sundimin e ligjit”, tha ai.

Leave a comment

Your email address will not be published.