Kurti flet për protestën kundër shtrenjtimit të rrymës

Kurti flet për protestën kundër shtrenjtimit të rrymës

Kurti flet për protestën kundër shtrenjtimit të rrymës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për protestën që u mbajt të shtunën në Prishtinë kundër propozimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për shtrenjtimin e rrymës.
Ai ka thënë se sot është dita e fundit për dërgimin e komenteve te Zyra e Rregullatorit të Energjisë kundër apo pro propozimit të tyre për shtrenjtimin e rrymës.

Besoj që deri në orën 16 sot do të ketë mjaftueshëm komente te Zyra e Rregullatorit të Energjisë, në mënyrë që të gjendet zgjidhja më e mirë e mundshme, në këtë krizë energjetike. Nuk është e mundur që të mos kemi as subvencion, as shtrenjtim e as shkyçje, andaj duhet të jemi sa më shumë bashkëpunëtorë që të dalim së bashku nga kjo situatë. Ne jemi në këtë pozitë jo për fajin tonë, pasi që çmimi i energjisë elektrike është ngritur edhe në bursën ndërkombëtare dhe kemi më shumë se dy dekada që kemi pasur zhvatje në KEK dhe jo vetëm”, ka thënë Kurti..Ai ka folur edhe për vizitën e Escobar dhe Lajçak në Kosovë, ku ka thënë se do të jetë hera e parë që do të takohet me z.Escobar, pasi që me të ka biseduar vetëm përmes telefonit.

Kurti ka thënë se pas takimit me Escobar dhe Lajçak, do të flasin edhe për media.

Leave a comment

Your email address will not be published.