Mbledhje urgjente në OKB për Ukrainën

Mbledhje urgjente në OKB për Ukrainën

Mbledhje urgjente në OKB për Ukrainën

Një seancë urgjente e Këshillit të Sigurimit të OKB-së do të mbahet sot për të diskutuar krizën në Ukrainë.
Presioni diplomatik dhe financiar po shtohet mbi Moskën për të penguar çdo plan për të pushtuar Ukrainën ndonëse Kremlini e mohon një plan të tillë.

Rusia thotë se dëshiron lidhje “të respektueshme” me SHBA-në, por thotë se nuk do të lejojë që t’i cenohet siguria.Uashingtoni dhe vendet evropiane thonë se një pushtim rus do të shkaktonte sanksione të rënda, duke përfshirë veprime kundër bankave ruse që mund të minojnë rëndë ekonominë ruse.

Tri ditë më parë, Shtëpia e Bardhë tha se presidenti Joe Biden paralajmëroi atë të Ukrainës se ekziston një “mundësi e dukshme” që Rusia të ndërmarrë veprime ushtarake në muajin shkurt.Kremlini tha se sheh pak vend për optimizëm në zgjidhjen e krizës, pasi SHBA-ja refuzoi kërkesat kryesore të Rusisë.

Grumbullimi i mbi 100,000 trupave ruse përgjatë kufirit me Ukrainën ka rritur shqetësimet se Moska është duke u përgatitur që ta pushtojë Ukrainën.

Rusia ka prezantuar kërkesat e sigurisë për NATO-n dhe Shtetet e Bashkuara dhe kërkoi përgjigje me shkrim. Kërkesat kryesore ishin ndalimi i Ukrainës që të anëtarësohet në NATO dhe që aleanca ushtarake të mos zgjerohet nga lindja.

Leave a comment

Your email address will not be published.