Termet Në Moskë! Çmendet Sheshel, Thotë Se Ka Zbuluar Skenarin Për “Masakren E Rusëve” Nga…

Termet Në Moskë! Çmendet Sheshel, Thotë Se Ka Zbuluar Skenarin Për “Masakren E Rusëve” Nga…

Termet Në Moskë! Çmendet Sheshel, Thotë Se Ka Zbuluar Skenarin Për “Masakren E Rusëve” Nga…

Tash e sa javë, ushtria ruse ka rrethuar Ukrainën në tri anët e kufirit të saj, dhe shtetet perëndimore kanë paralajmëruar se Kremlini synon pushtimin e Ukrainës, transmeton gazeta ditore.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka paralajmëruar se ekziston një mundësi e qartë që Rusia mund ta pushtojë Ukrainën muajin e ardhshëm, tha Shtëpia e Bardhë.

“Presidenti Biden tha se ka një mundësi të qartë se rusët mund ta pushtojnë Ukrainën në muajin shkurt. Ai e ka thënë këtë publikisht dhe ne kemi paralajmëruar për këtë gjë për muaj të tërë”, tha Emily Horne, zëdhënëse e Këshillit për Siguri Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë.

“Biden ka riafirmuar gatishmërinë e Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve e partnerëve që të përgjigjen me vendosmëri nëse Rusia pushton më tej Ukrainën”, u tha në deklaratën e lëshuar nga Shtëpia e Bardhë.

E për situatën e krijuar në Ukrainë, dhe nisjen e një lufte të mundshme, së fundi ka folur edhe Vojislav Sheshel.

Udhëheqësi i radikalëve për mediat serbe, se Rusia duhet të parandalojë me çdo kusht Ukrainën, Gjeorgjinë dhe Moldavinë të bëhen anëtarë të NATO-s.

Gjithashtu, Sheshel beson se Rusia duhet të detyrojë Rumaninë, Bullgarinë, Hungarinë, Republikën Çeke, Sllovakinë, Poloninë, Lituaninë, Letoninë dhe Estoninë të tërhiqen nga pakti i NATO-s dhe të mos lejojë që Suedia dhe Finlanda të bëhen anëtarë të NATO-s.

“Pra, të mbahet një zonë ndërmjet NATO-s dhe Rusisë, e cila do të ishte praktikisht një zonë e vendeve neutrale, në mënyrë që të parandalohet një sulm i NATO-s ndaj Rusisë në çdo rrethanë”, tha Vojislav Sheshel për mediat serbe, përcjellë “Bota sot”.

Kreu i radikalëve shpjegon se Rusia nuk duhet të lejojë që Luhansku dhe Donetsk të bien.

“Kjo do të ishte ma,sakra e rusëve atje dhe pers,ekutimi”, deklaroi presidenti i SRS, Vojislav Sheshel.

Më tej, Shesheli thotë se amerikanët do të shkonin në luftë me Rusinë deri në ukrainasin e fundit.

“Ukrainasit duhet të shërbejnë si ushqim topash, por shpresoj se do të ndërgjegjësohen”, u shpreh lideri i radikalëve, Vojislav Sheshel./Gazeta Ditore

Leave a comment

Your email address will not be published.