A Po Nis Iufta, NATO Nis Trupa Dhe Avionë Iuftarakë Në Evropën Lindore

A Po Nis Iufta, NATO Nis Trupa Dhe Avionë Iuftarakë Në Evropën Lindore

A Po Nis Iufta, NATO Nis Trupa Dhe Avionë Iuftarakë Në Evropën Lindore

Vendet anëtare të NATO-s po dërgojnë me mijëra trupa, avionë Iuftarak dhe anije tek aleatët e tyre në Evropën Lindore, mes tensioneve në rritje me Rusinë për shkak të dislokimit të më shumë se 100,000 trupave ruse në kufi me Ukrainën.
Perëndimi i frikësohet një pushtimi të afërt rus, të cilin Kremlini e mohon.

Katër avionë Iuftarak danezë F-16 zbarkuan në Lituani javën e kaluar me synim forcimin e misionit të patrullimit ajror të NATO-s në Baltik. Që nga aneksimi me forcë i Krimesë nga Rusia në vitin 2014, NATO ka dislokuar 4,000 deri 5,000 trupa në Estoni, Letoni, Lituani dhe Poloni.

Shtetet e Bashkuara kanë vënë në gatishmëri 8500 trupa. Presidenti amerikan Joe Biden tha të premten se shumë shpejt do të dërgojë trupa amerikane në Evropën Lindore dhe vendet e NATO-s.

Shtetet e Bashkuara kanë tashmë me dhjetëra mijëra trupa të vendosura në Evropë, kryesisht në Gjermani dhe Britani. Sipas një skenari një pjesë e tyre të zhvendoseshin gradualisht drejt vendeve aleate lindore të NATO-s, transmeton Zëri i Amerikës.

Franca ka njoftuar planet për të dislokuar qindra trupa në Rumani.

“Sikurse tha dhe Presidenti Macron javën e kaluar, ne kemi kontribuar në mënyrë të konsiderueshme për sigurinë e partnerëve tanë evropianë në misionet e NATO-s në shtetet baltike dhe do të vazhdojmë ta bëjmë”, tha ministrja franceze e Mbrojtjes Florence Parly gjatë një vizite në Bukuresht më 27 janar.

Leave a comment

Your email address will not be published.