Rama: Bashkimi Kosovë-Shqipëri më i mundshëm jashtë BE-së!A jeni PRO apo KUNDER ju?

Rama: Bashkimi Kosovë-Shqipëri më i mundshëm jashtë BE-së!A jeni PRO apo KUNDER ju?

Rama: Bashkimi Kosovë-Shqipëri më i mundshëm jashtë BE-së!A jeni PRO apo KUNDER ju?

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se bashkimi mes Kosovës dhe Shqipërisë ka më shumë mundësi të ndodhë, nëse mbesin pa u anëtarësuar në BE. Në një intervistë për gazetën gjermane “Merkur”, Rama ka thënë se konfliktet në Ballkanin Perëndimor mund të ndaleshin në rast të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

“Tensionet e fundit në veri të Kosovës nuk krahasohen me tensionet e kohëve të mëparshme. Madje faktikisht sot kundërshtarët e dikurshëm duan të anëtarësohen të gjithë së bashku në BE. Konfliktet ushtarake lindin kur shtetet janë të izoluara e jo kur janë në një bashkësi. Kujtoni zhvillimet pozitive që sollën marrëdhëniet franko-gjermane apo dhe rastin e Irlandës. Rreziku që BE-ja të importojë konflikt brenda shtëpisë është thuajse zero. Bashkimi me Kosovën? Lojëra të tilla mendore janë shumë më të mundshme jashtë BE-së sesa brenda saj”, tha Rama.

Leave a comment

Your email address will not be published.