Eksperti Kosovar Pro Shtrenjtimit Të Rrymës: Qytetarët Keqpërdoren Me Çmimet E Ulëta

Eksperti Kosovar Pro Shtrenjtimit Të Rrymës: Qytetarët Keqpërdoren Me Çmimet E Ulëta

Eksperti Kosovar Pro Shtrenjtimit Të Rrymës: Qytetarët Keqpërdoren Me Çmimet E Ulëta

Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) ka miratuar sot vendosjen e bllokut tarifor në 800 kilovat për konsumatorët e energjisë elektrike në Kosovë.

ZRRE ndryshoi vendimin pasi me rekomandimin paraprak ata kërkonin që çmimi i energjisë elektrike të rritet për konsumatorët që shpenzojnë mbi 600 kilovat.

Vendimin për rritjen e çmimit të energjisë elektrike, njohësi i kësaj fushe, Lulzim Syla e ka konsideruar si të guximshëm.Ai ka thënë se qeveritë e kaluara nuk kanë pasur guxim që ta marrin një vendim të tillë, andaj edhe kjo i mbeti barrë qeverisë aktuale.

Syla në një lidhje direkte në T7 ka thënë se Kosova ka pasur çmime shumë të mira të energjisë elektrike, andaj edhe sipas tij një pjesë e madhe e kanë keqpërdorur atë për shkak të çmimit të ulët.

“Kjo ngritje sidomos tash tingëllon si diçka shumë e madhe shkaku se figuron si 100 për qind por duhet të jemi realist që 100 për qind nuk nënkupton për të gjithë klientët por nënkupton për klientët të cilët konsumojnë mbi 800 kWh e që nënkupton që deri në brezin 800 kWh ata do të trajtohen me çmimin e njëjtë që ka qenë. Kjo çfarë do të bëjë është se do të ndërrojë shprehinë e përdorimit të energjisë elektrike për shkak se te një pjesë e madhe e qytetarëve mundem me thënë se është keqpërdor, çmimi i ulët e ka bo që me u konsumu pa kontroll, qoftë për ngrohje, qoftë për shfrytëzim të gjërave tjera, prandaj kjo do të krijoj një shprehi të re, do të krijojë një kulturë të re për shkak se ekziston edhe tarifa e ulët ku pas orës 11:00 ka mundësi të kryhen shumë procese shtëpiake me qëllim të kursimit të energjisë elektrik”, ka deklaruar ai.

Tutje Syla ka thënë se kjo rritje e çmimit mund të rrëndojë barrën e një pjesë të qytetarëve, derisa për një pjesë mund të jetë e përballueshme.

“Fatkeqësisht u rëndu barra financiare e mbulimit të kostos për nga importi i energjisë dhe si rezultat sot jemi me një vendim të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për të ngritur tarifat në një vlerë që për një pjesë të familjeve sigurisht që mund të jetë i lartë. Për disa familje që konsumojnë më tepër mund të jetë i përballueshëm”, ka shtuar ai.

Leave a comment

Your email address will not be published.