Meta tregon nëse do ta lirojë zyrën në rast se shkarkohet

Meta tregon nëse do ta lirojë zyrën në rast se shkarkohet

Meta tregon nëse do ta lirojë zyrën në rast se shkarkohet

Meta tregon nëse do ta lirojë zyrën në rast se shkarkohet

09:50 | 8 Shkurt 2022
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, i pyetur nëse do ta lirojë zyrën në rast se Gjykata Kushtetuese vendos për shkarkimin e tij tha se presidenti është mbrojtës i interesave më të larta shtetërore.

“Kjo ishte një pyetje e mrekullueshme. E jashtëzakonshme. Ky institucion ka qenë çdo ditë dhe çdo sekondë në shërbim të popullit të Shqipërisë. Presidenti ka një mbrojtje të veçantë nga Kushtetua e Republikës. Jo rastësisht. Ai është kreu i shtetit dhe garanti më i lartë i Kushtetutës”, tha Meta për Euronews Albania.

Ai shtoi se Kushtetuta e thotë shumë qartë se presidenti shkarkohet vetëm për shkelje të rënda të Kushtetutës dhe kryerjen e një krimi të rëndë.

Gjykata Kushtetuese pritet të vërtetojë ose jo fajësinë e presidentit Ilir Meta në shkelje të Kushtetutës brenda 30 ditëve nga 7 shkurti.

Meta u shkarkua nga Parlamenti më 9 qershor 2021 me 104 vota, 7 kundër dhe 3 abstenime.

Në konkluzionet e raportit të Komisionit parlamentar Hetimor të ngritur më 8 maj 2021, thuhet se Meta ka shkelur të paktën pesë herë Kushtetutën me deklaratat dhe vendimet para zgjedhjeve të përgjithshme të 25 prillit.

Leave a comment

Your email address will not be published.