Musliu: Unë Nuk Dua Që Të Dështoj Albin Kurti, Sepse Dështon Vendi Im

Musliu: Unë Nuk Dua Që Të Dështoj Albin Kurti, Sepse Dështon Vendi Im

Musliu: Unë Nuk Dua Që Të Dështoj Albin Kurti, Sepse Dështon Vendi Im

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, e ftuar në një emision televiziv ka folur edhe për punën e kryeministrit Albin Kurti.
“Nuk kam pa asnjë deklaratë të vetme që ka dalë kryeministrit i Republikës së Kosovës, të kërkoj mirëkuptim te qytetarët e Kosovës”, ka thënë Musliu.

Ndërkaq ajo tha se nuk do që t’i shohë dështimet e kryeministrit Kurti.

Unë nuk e du kryeministrin Albin Kurti si kryeministër të pasuksesshëm, sepse kjo lidhet direkt me suksesin e vendit tem. Unë nuk dua që të dështoj Albin Kurti, sepse dështon vendi jem”, u shpreh ajo.

Tutje ajo tha se në kohën kur Kurti ishte në opozitë nuk ka lënë gjë pa e keqpërdorur.

Ai ska lanë mjet pa përdor, skan lanë familje pa keqpërdor, ska lanë dhimbje pa keqpërdor për me ardh në pushtet. Asnjëherë se ka pas në agjendë prioritare jetën e qytetarëve. Pritjet e mdhaja, dëshprimi është më i madh”, tha mes tjerash Musliu.

Leave a comment

Your email address will not be published.