Putini I Ashpër Me Macron: Paralajmëron Evropën Për Konflikt Ushtarak Nëse Ukraina Futet Në NATO

Putini I Ashpër Me Macron: Paralajmëron Evropën Për Konflikt Ushtarak Nëse Ukraina Futet Në NATO

Putini I Ashpër Me Macron: Paralajmëron Evropën Për Konflikt Ushtarak Nëse Ukraina Futet Në NATO

Presidenti rus, Vladimir Putin ka paralajmëruar sot se vendet evropiane do të futen në konflikt ushtarak nëse Ukraina i bashkohet NATO-s, pas një takimi me presidentin francez, Emmanuel Macron.

Putin ka paralajmëruar se në këtë situatë, nuk do të kishte “fitues” nga vazhdimi i krizës, raporton Sky News.

Presidenti francez, Emmanuel Macron ka udhëtuar për në Moskë për bisedime me Putinin pas një mosmarrëveshje rreth ngritjes së pranisë ushtarake ruse pranë kufirit ukrainas.Pas takimit, Macron ka deklaruar se është i sigurtë që do të ketë disa rezultate nga takimi.

Në një konferencë të përbashkët për media pas takimit, Putin ka deklaruar se disa nga idetë e Macron në lidhje me sigurinë ishin realiste, ndërsa ka thënë se të dy do të diskutonin përsëri pasi që Macron të udhëtojë për në Kiev, ku do të takohet me udhëheqjen e Ukrainës.

“Një numër i ideve, propozimeve të tij për të cilat ndoshta është ende herët për të folur, mendoj se është mjaft e mundur të vendosim bazën e hapave tanë të mëtejshëm të përbashkët”, ka thënë Putin.

Leave a comment

Your email address will not be published.