Shpërndan Një Tekst Ku Kritikoi Vjosa Osmanin, Ernest Luma Flet Pas Shkarkimit Nga Posti

Shpërndan Një Tekst Ku Kritikoi Vjosa Osmanin, Ernest Luma Flet Pas Shkarkimit Nga Posti

Shpërndan Një Tekst Ku Kritikoi Vjosa Osmanin, Ernest Luma Flet Pas Shkarkimit Nga Posti

Bordi i RTK-së e ka shkarkuar mbrëm drejtorin e Radio Kosovës, Ernest Lumën.
Lidhur me shkarkimin ka reaguar vet Luma përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook teksa ka treguar se cilat janë arsyet e shkarkimit të tij.

Ai i ka bashkangjitur reagimit të tij një shkrim mëhershëm me titullin “Lista Vjosa do të ishte një LDD e ditëve të sotme po të mos bashkohej me VV-në”.

Në këtë shkrim Luma kritikon Vjosa Osmanin për bashkëpunimin me Kurtin.

“Kjo është arsyeja e shkarkimit tim. Mosarsyet i tregoj në ditët në vijim. Në Korenë e Kim Jon Un-it, për këtë arsye të kishin ekzekutu me top. Këtu, me shkarkim. Kam pshtu lehte! Përndryshe, jam mësu m’u çu e m’u rrëxu që 100 vjet, me e pa arsye. Pa merak. Shihemi prapë”, ka shkruar ai.

Leave a comment

Your email address will not be published.