Çfarë Po Ndodh: Tri Iuftanije Ruse Kalojnë Nëpër Ngushticat Turke

Çfarë Po Ndodh: Tri Iuftanije Ruse Kalojnë Nëpër Ngushticat Turke

Çfarë Po Ndodh: Tri Iuftanije Ruse Kalojnë Nëpër Ngushticat Turke

Gjashtë Iuftanije ruse janë nisur nga Deti Mesdhe drejt Detit të Zi për të kryer ushtrime, citohet të ketë thënë të martën Ministria e Mbrojtjes e Rusisë. Kjo ministri tha se ky veprim ka qenë lëvizje e paraplanifikuar e burimeve ushtarake.
Sipas një dëshmitari të agjencisë “Reuters”, tri luftanije ruse kaluan nëpër ngushticat turke drejt Detit të Zi të martën. Burimet turke thanë se tri Iuftanije të tjera pritet të kalojnë nëpër vijën e njëjtë të mërkurën.

Në mesin e Iuftanijeve janë “Korolev”, “Minsk” dhe “Kaliningrad”, të cilat kaluan nëpër Ngushticën e Bosforit të martën, ndërsa Iuftanijet “Pyotr Morgunov”, “Georgy Pobedonosets” dhe “Olenegorsky Gornyak” pritet të kalojnë andej të mërkurën.

Ligjërisht, Turqia, e cila është anëtare e NATO-s, do të mund t’i mbyllte ngushticat e saj për kalimin transit të anijeve, nëse Rusia do të ndërmerrte ndonjë veprim ushtarak kundër Ukrainës, shkruan Reuters.

“Turqia është e autorizuar që t’i mbyllë ngushticat për të gjitha luftanijet e huaja në kohë Iufte ose kur kërcënohet me agresion. Gjithashtu, ajo është e autorizuar që t’ua refuzojë kalimin transit të gjitha anijeve tregtare që u përkasin shteteve që janë në Iuftë me Turqinë”, tha Yoruk Isik, analist gjeopolitik dhe drejtor i kompanisë konsultative “Bosphorus Observer”

Leave a comment

Your email address will not be published.