Zgjedhjet E 6 Marsit, Berisha Kthen Për Fushatë Imamin E Turkun

Zgjedhjet E 6 Marsit, Berisha Kthen Për Fushatë Imamin E Turkun

Zgjedhjet E 6 Marsit, Berisha Kthen Për Fushatë Imamin E Turkun

Zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit, ashtu siç ishin parashikuar, më shumë se një përballje politike mes mazhornacës dhe opozitës është kthyer në një garë të brendshme mes dy rrymave në Partinë Demokratike.

Sali Berisha dhe Komisioni i Rithemelimit kanë ftuar të kontribuojnë në fushatë të gjithë ish-funksionarët e PD për të qenë të pozicionuar në të 6 bashkitë. ABC ka siguruar listën e funksionarëve të mandatuar nga Komisioni i Rithemelimit në bashkitë Shkodër, Durrës, Dibër, Lushnje, Vorë dhe Rrogozhinë

Nga lista e emrave, bie në sy një rikthim aktiv në politik si koordinator qarku i Arben Imamit në qarkun e Shkodrës. Ish-ministri gjatë qeverisjes Berisha do të koordinojë punën mes anëtarëve të Komisionit të Rithemelimit dhe përfaqësuesve lokalë për kandidatin Bardh Spahia.

Edhe Florion Mima është rikthyer aktiv në politikë, përmes angazhimit në zgjedhje në mbështetje të kandidatit të Komisionit në Durrës, Ardian Muka.

Në Dibër, ish-ministri i Arsimit gjatë qeverisjes së Berishës, Myqerem Tafaj do të jetë pjesë e grupit të punës që do të mbështes kandidatin Premtim Kryemadhi.Ndërkohë që ish-nënkryetari i Parlamentit, Ardian Turku do të mbështesë kandidatin e Komisionit të Rithemelimit në bashkinë e Rrogozhinës, Hekuran Xhani.

Leave a comment

Your email address will not be published.