1999: Shoqërimi I Thaçit, Qytetari: Ne Ecëm Përpara Për T’ia Siguruar Rrugën Nga Çdo E Papritur

1999: Shoqërimi I Thaçit, Qytetari: Ne Ecëm Përpara Për T’ia Siguruar Rrugën Nga Çdo E Papritur

1999: Shoqërimi I Thaçit, Qytetari: Ne Ecëm Përpara Për T’ia Siguruar Rrugën Nga Çdo E Papritur

Mitat Bogani është një qytetar i cili tregon se si e kishte përcjellur liderin e UÇK-së Hashim Thaçin pas takimit të parë të Konferencës së Rambujesë.

Ai ka treguar për sfidat dhe “gënjeshtrën” e cila ishte publikuar atë kohë se gjoja ai ishte nisur për SHBA, por në të vërtetë Thaçi ishte në shtëpinë e Mitat Bogdanit në Rrajcë.

Ja postimi i plotë:

Me se è vertete. Mbas takimit te pare delegacioni i kthyer nga Rambujeja ishte kthyer ne Tirane per te mos u kuptuar behet nje deklarate qe “Gjarpri,, pseudonimi i Hashim Thacit udhetoje per ne Amerike do takohej me senator Bob Doll ne te vertete delegacioni ushtarak ishin ne shtepine time ne RRAJCE . Pregatiteshim per te udhetuar maleve.Nje pjese rruge e bejme me furgon te mbyllur,pjesa me è veshtire ishte ngjitja per ne kufirin me Maqedonine per te mberritur ne nje baze te UÇK-se ne nje fshat te vogel te Struges rruga ka qene shume e veshtire sepse kishte rene shume debore e duhej qe grupi shoqerues nga Rrajca te ecte perpara te hapte e siguronte rrugen nga cdo e papritur.

Me gjithe veshtiresite e rruges dhe kohes se keqe grupi shoqerues prej 10 vetesh dhe grupi i Delegacionit te Rambujese edhe ata po 10 vete mberriten ne bazen e Shtabit te Pergjithshem diku rreth ores 4 te mengjesit rruga zgjati 8 ore ne si grup shoqerues na duhej kohe edhe me teper per tu kthyer ne fshat

ca lodhja ashtu edhe pagjumesia na e bente edhe me te veshtire kthimin se duhej te ktheheshim ne rruge te tjera nga ajo qe shkuam. Lodhja ka qene aq e madhe sa sapo kemi kaluar kufirin per ne fshat jemi shtrire per tu shpelodhur pak nga lodhja disa nga djemte i zuri menjehere gjumi teshat e bardha qe kishim veshur na mbronin nga uji apo debora por i ftohti jo. RESPEKTE per te Renet e Lirise. Mitat Bogdani

Leave a comment

Your email address will not be published.