Berisha: Demokratët të votojnë kandidatin e “Shtëpisë së Lirisë”

Berisha: Demokratët të votojnë kandidatin e “Shtëpisë së Lirisë”

Berisha: Demokratët të votojnë kandidatin e “Shtëpisë së Lirisë”

emokratët e Lushnjës i ftoi që në 6 Mars të votojnë ndryshimin dhe kandidatin e koalicionit “Shtëpia e Lirisë” Elton Bano.

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, votën për kandidatin e Lulzim Bashës, e cilësoi votë për maxhorancën.

“Ai ka vendosur shpirtin e tij, logon e grabitur të partisë dhe vulën e saj, krejtësisht në dispozicion të Edi Ramës. A mundet të përfaqësojë ky kandidat interesat tuaja? Kurrën e kurrës. Përfaqëson Lul Bravën dhe pengmarrësin e tij Edi Ramën”.

Si dëshmi të bashkëpunimit mes Ramës e Bashës solli fushatën që tha se po bën në Lushnje Taulant Balla për llogari të kreut të opozitës.

“Ata të cilët nuk patën kurajo por në vend të votës së anëtarësisë preferuan emërimin e Lul Bravës le të dëgjojnë tani dërdëllitjet e Taulant Bego Yarisit që vjen dhe bën fushatë për ta. Vjen dhe bën fushatën e tyre”.

Nuk kërkoi vetëm votën e demokratëve në këto zgjedhje, por edhe atë të socialistëve, teksa u kujtoi lushnjarëve se “Ballkani i Hapur” është projekti më kërcënues për fermerët e kësaj zone.

“Edi Rama si vasal i Vuçiqit heq doganat me Serbinë që subvencionon fermerët e vetë dhe në këtë mënyrë shuhen prodhimet tona. Fermerët e Lushnjes edhe në këtë rast duhet të votojnë ndryshimin, është mesazh për Edi Ramën se me Lul Bravën do përfundoni në koshin e plehrave të historisë”.

Berisha tha se ashtu si në 8 vite qeverisje të demokratëve, përmes ndryshimit shqiptarët do të rifitojnë liritë e humbura, mes të cilave edhe atë ekonomike.

Leave a comment

Your email address will not be published.