



Franca Po Na Bllokon Liberalizimin Për Shkak Të Racizmit, Vec Që Jemi Shqiptarë




Franca Po Na Bllokon Liberalizimin Për Shkak Të Racizmit, Vec Që Jemi Shqiptarë
Ambasadorja e Francës na e paska bë të qartë sot se nuk po na liberalizojnë vizat për shkak që disa vende evropiane po frikohen që kosovarët do të emigrojnë masovisht në Evropë.
Kjo nuk është e vërtetë. Franca na bllokoi liberalizimin ne në kohën kur do të duhej të hynim në paketë me Ukrainën e Gjerorgjinë.
Nëse do të duhej të frikësoheshin për këtë fakt, do të duhej ndaj vendeve të mëdha. Ukraina i ka mbi 40 milionë banorë, është vend më i varfër se ne dhe në prag të Ifutës me Rusinë. Pra, rreziku që miliona e miliona refugjatë ukrainas tia mësyejnë evropës është real. Por, atyre nuk iu bllokua procesi.
U bllokuam ne. Secili kosovar që ka dashur të shkojë në Evropë, ka shkuar me e pa vizë. Nuk na ndaloi askush. Janë duke u bllokuar studentët dhe afaristët që kanë nevojë të marrin kualitete evropiane. ProbIematikët i keni atje.
Por, bllokikimi nga Franca dhe Holanda ka bazë tjetër, raciste. Ata po na bllokojnë sepse jemi shqiptarë. E kanë bë këtë gjatë gjithë historisë. Ndërkohë, plot veprime të tyre janë proserbe, si nga Franca, ashtu edhe nga Holanda. Madje, edhe plot tradhëti ndaj NATO-s dhe aktiviteteve nga evropërendimorët kur bëhej fjalë për serbët janë pikërisht nga këto dy vende. Kujtojeni Srebrenicën, ku trupat holandeze bënin sehir. Kujtojeni Mitrovicën, ku në urë e bënë ndarjen trupat franceze, kujtoni spinuazhat e gjeneralit francez kundrejt trupave të NATO-s në favor të Serbisë. Madje, kujtojeni barazimin e Serbisë ndaj Portugalisë para dy vjetësh kur gjyqtari holandez ia mohoi golin në kohë shtesë Ronaldos në Beograd dhe coi Serbinë në botëror e la Portugalinë jashtë tij.