



I dërguari i Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor pritet nga Osmani




I dërguari i Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor pritet nga Osmani
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim Sir Stuart Peach, i Dërguar i Posaçëm i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor.
Ai po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë, ku është takuar edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Peach, në Kosovë vije pas vizitës në Serbi.
Kujtojmë se javën e kaluar në Kosovë, për vizitë zyrtare kanë qenë edhe përfaqësues special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, dhe i dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar./arbresh.info/