Putin: “Do shtypim butonin e kuq”- Europa “do shkatërrohet”!

Putin: “Do shtypim butonin e kuq”- Europa “do shkatërrohet”!

Putin: “Do shtypim butonin e kuq”- Europa “do shkatërrohet”!

Duke folur pas takimit 5 orësh me presidentin francez, Emmanuel Macron, shefi i Kremlinit Vladimir Putin lëshoi një paralajmërim të zymtë: “Nëse Ukraina i bashkohet Nato-s, vendet europiane do të tërhiqen në një konflikt ushtarak me Rusinë”, tha presidenti rus, e para hapur që e artikulon hapur një mundësi të tillë.

A e kuptoni, se nëse Ukraina anëtarësohet në NATO, dhe vendos të marrë mbrapsht Krimenë me mjete ushtarake, vendet europiane do të hyjnë automatikisht në luftë me Rusinë? Sigurisht, potenciali i NATOs- së bashkuar dhe Rusisë nuk krahasohet, edhe në terma nuklearë, por askush nuk ka për të dalë fitimtar, kjo luftë nuk do të ketë fitues, dhe ju do të tërhiqeni në këtë konflikt kundër vullnetit tuaj.

Putin sidoqoftë, nuk ka rrëzuar cdo propozim të Macronit. Shumë prej ideve të tij janë në termat e hapave që do të hidhen në të ardhmen, por besoj se nuk është e pamundur të avansohet mbi disa propozime që paraqiti, u shpreh Putin. Kremlini sidoqoftë, i quajti të pavërteta pohimet e palës franceze se Rusia është pajtuar që të mos ketë nisma të reja ushtarake afër Ukrainës. Rusia ka grumbulluar mbi 100 mijë forca përgjatë kufirit lindor të Ukrainës dhe në Bjellorusi.

Leave a comment

Your email address will not be published.