Berisha: Belgët Kanë Të Drejtë Ta Arrestojnë Lulzim Bashën

Berisha: Belgët Kanë Të Drejtë Ta Arrestojnë Lulzim Bashën

Berisha: Belgët Kanë Të Drejtë Ta Arrestojnë Lulzim Bashën

Nga Rrogozhina, Sali Berisha akuzoi Lulzim Bashën lidhur me çështjen e 3.4 milionë eurove të zbuluara brenda një mjeti tip “Toyota Yaris” në portin e Durrësit në vitin 2018.
Duke ju referuar deklaratës së Bashës në parlament, Berisha tha se nëse mbylli dosjen shqiptare me mbështetjen e Ramës, Basha nuk mund të mbyllë atë belge.

Mr Brava, ka një dosje që s’e mbyll dot, është dosja belge. Bëj fotografi sa të duash, por dosja belge, lidhja me organizëtën kriminale do të dalë në dritë. Nuk ka forcë në botë që të pengojë hetimin dhe prokurorinë belge”, tha Berisha.
Më tej, ai u shpreh se Basha do të ketë në vijim të tjera probleme të mëdha të pambyllura me drejtësinë.

“U thoshte prokurorëve belgë që nuk kanë të drejtë të hetojnë. Ju them që kanë të drejtë të hetojnë, të arrestojnë dhe të çojnë me një jet privat në Bruskel, Sepse shqipëria ka firmosur konventën e drejtesise. Bëj be gjithë ditën për kokën e SPAK-ut apo BKH se shpresë nuk ke”, tha Berisha. Duke ju drejtuar kandidatit të Bashës në Rrogozhinë, Berisha tha: Ferdinand, të paralajmëroj që Luli yt do ketë disa probleme të tjera të pambyllura shumë të rënda.

Leave a comment

Your email address will not be published.