Berisha Shkon Në Shkodër/ Drejtuesi I Degës Lokale Merr “Masa”, Ndryshon BRAVËN E Derës…

Berisha Shkon Në Shkodër/ Drejtuesi I Degës Lokale Merr “Masa”, Ndryshon BRAVËN E Derës…

Berisha Shkon Në Shkodër/ Drejtuesi I Degës Lokale Merr “Masa”, Ndryshon BRAVËN E Derës…

Pas prezantimit të kandidatit për kryetar bashkie, Bardh Spahia, lideri historik i PD ka marshuar në këmbë në qytetin e Shkodrës.

Ish-kryeministri Berisha është drejtuar për te zyrat e shtabit elektoral të kandidatit Spahia ku ka zhvilluar një takim.
Mirëpo, lëvizja e Berishës në këmbë në qytetin e Shkodrës ka alarmuar Xhevdet Amulin, të emëruarin nga Lulzim Basha si kryetar dege.

Menjëherë sapo është informuar për lëvizjet e Berishës, ky i fundit ka nxituar drejt selisë së degës së PD dhe ka mbyllur derën, nga frika se demokratët do të futeshin brenda.

Siç duket edhe ne foton qe sjell SYRI, Amuli duket prane zyrave te selise se PD, pasi ka kyçur deren.

Ai eshte pikasur nga qytetaret e Shkodrës, të cilët i kanë bërë edhe foto.

Në fakt, Berisha dhe mbështetësit ishin drejtuar për te shtabi elektoral i Bardh Spahisë për të diskutuar detajet e organizimit të fushatës për zgjedhjet e 6 marsit.

Ndodhia e sotme në Shkodër tregon se Lulzim Basha ka infektuar me kompleksin e bravave edhe kryetarët lokalë të emëruar prej tij

Leave a comment

Your email address will not be published.