Situata Në Ukrainë, Vjen Reagimi I Trump Tregon Qysh Do Ta Kishte Ndalë Vladimir Putinin

Situata Në Ukrainë, Vjen Reagimi I Trump Tregon Qysh Do Ta Kishte Ndalë Vladimir Putinin

Situata Në Ukrainë, Vjen Reagimi I Trump Tregon Qysh Do Ta Kishte Ndalë Vladimir Putinin

Ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, tha se presidenti rus Vladimir Putin mori kurajë për të pushtuar Ukrainën, pasi pa tërheqjen e amerikanëve nga Afganistani.

“Tani jemi në një pozitë shumë të keqe. Mendoj se ambicia e Putinit është rritur shumë, mendoj se ai donte të negocionte fillimisht, por kur pa tërheqjen tonë nga Afganistani, atë tërheqje të turpshme që bëmë, me 85 miliardë pajisje që lamë pas dhe viktimat që u regjistruan, u bë i guximshëm”, tha Trump për “Fox and Friends Weekend”, shkruan a2cnn.

Këto gjëra nuk do të ndodhnin nëse do të isha unë ende President. Unë e njihja mirë Putinin, e kam sanksionuar më shumë se kushdo tjetër. Askush nuk është treguar i fortë me Rusinë, por unë dhe Putin e respektonim njëri-tjetrin”, shtoi Trump.

Në lidhje me telefonatën Biden-Putin, Donald Trump u shpreh: “Nuk besoj se do të bindet Putin nga një telefonatë”.Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës gjatë bisedës telefonike me presidentin rus Vladimir Putin thuhet ta ketë paralajmëruar lidhur me konsekuencat e një pushtimi të mundshëm të Ukrainës.Biden dhe Putin zhvilluan një bisedë telefonike me liderin rus Vladimir Putin dhe i tha atij se Uashingtoni dhe aleatët do t’i përgjigjeshin Rusisë në rast se tenton pushtimin e Ukrainës.Ministri i jashtëm rus, Sergej Lavrov, ndërkohë, akuzoi SHBA-të për “fushatë propagandistike” kundër Moskës në një telefonatë me homologun e tij amerikan Anthony Blinken.

Leave a comment

Your email address will not be published.