Ekzekutimi I Prek Tonajt Në Shkodër, Zbardhet Saga E Krimeve Mes 3 Fiseve Dhe Lufta Për Hakmarrje

Ekzekutimi I Prek Tonajt Në Shkodër, Zbardhet Saga E Krimeve Mes 3 Fiseve Dhe Lufta Për Hakmarrje

Ekzekutimi I Prek Tonajt Në Shkodër, Zbardhet Saga E Krimeve Mes 3 Fiseve Dhe Lufta Për Hakmarrje

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e Prek Tonaj, në fshatin Grudë e Re në Shkodër. Tonaj i cili punonte në Ujësjellësin e Shkodrës nuk kishte probleme për shkak të detyrës dhe ka dyshime se kjo ngjarje e rëndë të ketë ndodhur për gjakmarrje. Mësohet se Pal Ksolla ka vrarë Nikollë Tonaj në burg gjatë komunizmit dhe në vitin 1996 Ksolla u vra nga fisi Tonaj.

Ndërkohë në vitin 2011, ka dyshime se Zek Tonaj është vrarë nga fisi Hasanaj, ndërsa babai i tij ka mbetur i plagosur rëndë. Askokohe u tha se zanafilla e këtij konflikti ka qenë për çështje votash në zgjedhje dhe pas konfliktit ata kanë shkuar në një urë në Dukagjin dhe aty ka ndodhur vrasja.

Tani dyshimet janë se Prek Tonaj mund të jetë vrarë nga ndonjë anëtar i familjes Ksolla. Tonaj ishte i treti nga vëllezërit e familjes që humbi jetën nga hakmarrja. Dy vëllezër të Prek Tonajt janë vrarë në fillim të viteve 90; njëri në Dukagjin të Shkodrës,

tjetri disa vite më pas në burg. 11 vite më parë, Prekë Tonaj dhe babai i tij Ndue Tonaj planifikonin vrasjen e një hasmi të tyre i cili ishte pjesëtar i familjes Hasanaj në Shalë të Shkodrës.

Leave a comment

Your email address will not be published.