Osmani për Asociacionin: BE-ja nuk po na trajton barabartë, Serbia ka dhjetëra marrëveshja që nuk i zbaton

Osmani për Asociacionin: BE-ja nuk po na trajton barabartë, Serbia ka dhjetëra marrëveshja që nuk i zbaton

Osmani për Asociacionin: BE-ja nuk po na trajton barabartë, Serbia ka dhjetëra marrëveshja që nuk i zbaton

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se Kosova nuk po trajtohet si palë e barabartë nga Bashkimi Europian në dialogun me Serbinë. BE shërben si ndërmjetësuese në këtë dialog dhe kërkon marrëveshje ligjërisht të obligueshme nëse këto dy shtete dëshirojnë të vazhdojnë rrugën drejt integrimit europian, por Osmani thotë se BE-ja nuk po e kryen atë detyrë në mënyrë të drejtë.

“Mos të harrojmë se nuk përmendet as nga institucionet e BE-së fatkeqësisht, që janë dhjetëra marrëveshje dhe mbi 100 dokumente, jo 33 por mbi 100, që janë prodhuar si pjesë e procesit të Brukselit. Disa janë marrëveshje, disa plane zbatimi, disa të tjera janë konkluzione të ndërmjetësueit. Disa të tjera quhen çuditërisht quhen reflektime të ndërmjetësuesit. Nëse shohim konkretisht, Kosova i ka zbatuar mbi 99% të marrëveshjeve dhe premtimeve, një nuk e ka zbatuar atë për Asociaionin e Komunave Serbe. Atë e ka rrëzuar Gjykata jonë Kushtetuese, me të drejtë. Ajo në fakt quhet si dokument i ndërmjetëm edhe pse është nënshkruar nga dy kryeministra të dy shteteve. Nëse shohim nga ana e Serbisë ka dhjetëra marrëveshje të paimplementuara, u shpreh Osmani.Presidentja e Kosovës po ashtu tha se Serbia po trajtohet si “fëmija i llastuar” dhe shtoi se deklarata e të Dërguarit Special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, për zbatimin e marrëveshjes së IBM për pika kufitare është e pasaktë, pasi Kosova e zbaton 100% atë marrëveshje ndërsa Serbia fare.

“Asnjëherë nuk e dëgjojmë nga ana e BE-së që Serbia ka shumë marrëveshje që nuk i kanë implementuar. Prandaj është shumë me rëndësi ta themi këtë pasi që nëse një palë nuk trajtohet barabartë në dialog, nëse njëri trajtohet si fëmijë i llastuar sikur Serbia në këtë rast dhe nuk përmendet mosimplementimi i premtimeve dhe nënshkrimeve që ka bërë dhe së fundi ishte Lajcak në vizitë dhe shkon në zonën kufitare mes Kosovës dhe Serbisë atje dhe thotë se duhet zbatuar marrëveshja e IBM, edhe pse Kosova e zbaton 100% në përpikmëri atë marrëveshje ndërsa Serbia 0%, kjo tregon se palët me të vërtetë nuk po trajtohen barabartë”, tha Osmani në RTK.

Leave a comment

Your email address will not be published.