PRONTO-Mafia, Si NPK, Dëmtoi Dhe Ггënoi Imazhin E Kosovës”/Mesoni Se Kkush Po I Oгkestгon Sulmet Koгale Kundëг Osmanit, Kuгtit E Gëгvallës?!

PRONTO-Mafia, Si NPK, Dëmtoi Dhe Ггënoi Imazhin E Kosovës”/Mesoni Se Kkush Po I Oгkestгon Sulmet Koгale Kundëг Osmanit, Kuгtit E Gëгvallës?!

PRONTO-Mafia, Si NPK, Dëmtoi Dhe Ггënoi Imazhin E Kosovës”/Mesoni Se Kkush Po I Oгkestгon Sulmet Koгale Kundëг Osmanit, Kuгtit E Gëгvallës?!

-Publicisti Idriz Zeqiraj, konsideron se opozita nuk po zgjedh metoda e as mjete për ta sul][muar udhëheqjen aktuale të shtetit.Në një bisedë për gazetën “Bota sot” Zeqiraj ka folur rreth sul][meve publike që së fundi i janë bërë presidentes së vendit Vjosa Osmani, përkatësisht lajmeve me porosi kundër saj.Kujtojmë këtu rastin e një lëshimi teknik të një mediumi, ku redaktori sugjeronte që t`i “qepohej” Vjosës me një artikull.“Opozita në panik, për krimet dhe hajnitë zyrtare, të bëra përgjatë tej dy dekadave. Të nisur nga motoja “sulmi është mbrojtja më e mirë”, opozita e frustruar dhe e çakorduar, është hedhur në sulm frontal kundër pozitës, LVV dhe Listës “Guxo”. Ajo nuk po zgjedh metoda as mjete, për ta sulmuar e denigruar udhëheqjen aktuale. Të nisur nga makiavelizmi klasik, “qëllimi i justifikon mjetet”,

opozita e sforcuar, skajshëm e marrëzishëm, synon pengimin e ndryshimit, aq shumë të dëshiruar dhe të kërkuar nga populli i Kosovës.Dhe, këtë e manifestoi në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021, kur, në masën plebishitare, ia besoi këtë ndryshim LVV dhe Listës “Guxo”, me bindjen se vetëm të painkriminuarit dhe të pashantazhuarit, mund ta sjellin integritetin dhe dinjitetin e këtij populli, keqas të nëpërkëmbur nga banditër dhe bandat, në qeverisjen e kaluar.
Në kuadrin e sulmeve korale ndaj Qeverisë Kurti, nga opozita dështake e PAN-it, nuk po kursehet as presidentja Vjosë Osmani. Ky grupim kriminal, i cili sabotoi luftën për çlirim dhe përgjaku Kosovën, gjatë dhe pasluftës, pas humbjes së pushtetit, në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021, vazhdon të rezistojë, dëshpërueshëm, ndryshimin. Dhe, kjo rezistencë, zbulueshëm, po manifestohet me refuzimin e – Vetting-ut – në sistemin e drejtësisë, të cilin, eksponentët zyrtarë të krimit e shkatërruan, qëllimshëm, për të livadhisur shpengueshëm, për të pamundësuar hetimin e ndëshkimin, edhe pas humbjes së pushtetit”, ka thënë Zeqiraj.Binomi unik Vjosa-Donika, të brumosura me demokracinë më të zhvilluar botëroreAi potencoi se juristja e diplomuar , Dr. Vjosë Osmani, nxënëse e Shkollës demokratike amerikane, me një përgatitje supreme profesionale dhe intelektuale, përgjuese e vëmendshme e rrjedhave politike rrënuese për Kosovën, vendosi për sfidimin, përballjen, deri në stopimin e së keqes fatale.Në këtë nismë Zeqiraj thotë se presidentes Osmani iu bashkua edhe simotra e saj, po kaq luftarake, për prosperim e demokraci, veprimtarja e shquar e Mërgatës Shqiptare, Donikë Gërvalla.“Binomi unik Vjosa-Donika, të brumosura me demokracinë më të zhvilluar botërore, të Amerikës dhe Gjermanisë, ishin fort të shqetësuara me krimin dhe korrupsionin galopant në Kosovë. Familjarizimi pozitë-opozitë ndër vite, shprehej në heshtjen reciproke, ngaqë nga degradimi shoqëror dhe shtetëror, ishin palë përfituese, zhvatëse të pasurive të brezave shqiptarë. Andaj, dyshja simpatike, Vjosë Osmani dhe Donikë Gërvalla, pavarësisht riskut, vendosen të përballën me batakçinjtë, qofshin ata të partisë së tyre, LDK-së apo të grupimit kriminal PAN.

Kësaj radhe, po trajtojmë ndaras, sulmet nda presidentes Osmani dhe herë tjetër një trajtesë të veçantë për ministrën Gërvalla”, është shprehur ai.Publicisti nga Gjermania ka thënë se ka rinisur një luftë speciale kundër Presidentës së vendit, Vjosë Osmani, në koordinim perfid nga eksponentë të caktuar publik e medial, të prirë nga televizioni “shtetëror”- RTK!“”Presidentja nuk respekton UÇK-në, sepse nuk e përmendi në homazhet e Kosharës”, – thonin PAN-istët. Por, kjo demantohet bindshëm, me përkujdesjen dhe respektin që bënë Presidentja për dëshmorët, familjet e tyre dhe luftëtarët e mirëfilltë të mbijetuar. Por, ajo është selektive pozitive, duke mos “futur në një thes”, disa “komandantë” fiktiv, të inkriminuar dhe të dëshmuar si hajna zyrtarë. Dhe, mirë bënë, sepse Presidentja e vendit, si shtetare e parë, duhet t`ua thotë vetëm të vërtetën qytetarëve të këtij vendi. Ajo njeh popullin e vet, rrjedhimisht, edhe ata që fshihen prapa emërtesës shenjtërore UÇK-e, edhe pse nuk kanë qenë kurrë pjesë e saj”, ka nënvizuar ai.Vjosa ka bërë një prerje të plotë me partinë.Zeqiraj ka thënë se presidentja Osmani ka bërë një prerje të plotë me partinë.“Presidentja Osmani ka dalë nga roli kushtetues, duke mos u shkëputur nga veprimet partiake”,- shpifin gojëkëqinjtë! E vërteta është se Vjosa ka bërë një prerje të plotë me partinë. Madje, ka prishur shumë miqësira, duke shkëputur të gjitha lidhjet fizike dhe telefonike, me bashkëpartiakët e saj. Ajo kishte përvojën e shkarkimit të padrejtë të presidentit Fatmir Sejdiu, nën akuzën se ka ushtruar edhe detyrën e kryetarit të partisë. Realisht, ishte një pabesi e Hashim Thaçit dhe përfaqësuesit të OSBE, të cilët kishin një marrëveshje xhentilmene, njësoj si me pararendësin e tij, Presidentin Rugova.

Leave a comment

Your email address will not be published.