Dikush Vodhi 6 Euro Në Një Kishë Në Ranillug, Qeveria E Kisha Serbe Pretendojnë Se Është ‘Sulm Etnik’ Nga Shqiptarët

Dikush Vodhi 6 Euro Në Një Kishë Në Ranillug, Qeveria E Kisha Serbe Pretendojnë Se Është ‘Sulm Etnik’ Nga Shqiptarët

Dikush Vodhi 6 Euro Në Një Kishë Në Ranillug, Qeveria E Kisha Serbe Pretendojnë Se Është ‘Sulm Etnik’ Nga Shqiptarët

Ipeshkvia Rashkë-Prizren e Kishës Ortodokse të Serbisë dhe vet e ashtuquajtura ‘Zyrë për Kosovë e Metohi ‘e qeverisë serbe kanë ngritur ‘alarmin’ se në Kosovë po bëhet ‘pogrom’ ndaj popullatës etnike serbe pas një incidenti të thyerjes dhe vjedhjes së pretenduar të 700 dinarëve (rreth 6 euro) në kishën në Drenovc të komunës së Ranillugut.

Të dielën policia e Kosovës kishte njoftuar për një rast të thyerjes dhe depërtimit në objektin fetar- kishë në komunën e Ranillug, fshati Drenovc. Sipas raportit ishte pretenduar se ishin vjedhur valuta serbe prej 700 dinarësh. Sipas këmbimit i bien rreth 5.6 euro. Rasti është ende nën hetime sipas policisë.

Si në uebfaqen e ipeshkvisë të kishës serbe e poashtu në atë të zyrës serbe pretendohet se ky qenka një krim me motiv etnik dhe vazhdimësi e sulmeve të tilla me prapavijë të tillë të kryera nga shqiptarët ndaj serbëve. Kjo është nxitur e gjitha nga retorika anti-serbe e tanishme nga pushteti kosovar sipas tyre.

Kisha serbe pretendon se një tjetër kishë serbe qenka sulmuar duke ja thyer krejt xhamat e dritareve dhe portës kryesore në një fshat të komunës së Ferizajt. Poashtu pretendojnë se shkolla në një shkollë në Lipjan qenka vandalizuar.

Sipas qeverisë serbe rastet e incidenteve të tilla të pretenduara me motivmotive etnike janë gjashtëfishuar në këtë periudhë në krahasim me të njëjtën në vitin e kaluar.

Post navigation
Bajqinovci: Asnjë skandal dhe asnjë rast korruptiv i Qeverisë Kurti për 12 muaj
Rishfaqet fshati ‘fantazëm’ i fundosur 30 vjet më parë, thatësia e nxori në pah
RELATED POSTS

Leave a comment

Your email address will not be published.