Putin: Lidhjet Rusi-Serbi I Kontribuojnë Sigurisë Në Evropë

Putin: Lidhjet Rusi-Serbi I Kontribuojnë Sigurisë Në Evropë

Putin: Lidhjet Rusi-Serbi I Kontribuojnë Sigurisë Në Evropë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e uroi presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për Ditën e Shtetësisë së Serbisë, duke i thënë se marrëdhëniet midis dy vendeve po zhvillohen në mënyrë dinamike dhe në frymë të partneritetit strategjik, njoftoi të hënën Presidenca e Serbisë.

“Është vendosur një dialog përmbajtjesor dypalësh dhe bashkëpunimi në fusha të ndryshme sjell rezultate të mira.

Jam i sigurt se zhvillimi i mëtejshëm i lidhjeve konstruktive ruso-serbe u përgjigjet plotësisht interesave të popujve tanë vëllazërorë dhe kontribuon në forcimin e stabilitetit dhe sigurisë në kontinentin evropian”, thuhet në urimin e Putinit, raport

Letra e tij vjen në kohën e tensioneve të larta midis Rusisë dhe Perëndimit, për shkak të grumbullimit të ushtrisë ruse në kufi me Ukrainën.

Disa vende perëndimore kanë paralajmëruar se Rusia po përgatitet për të pushtuar Ukrainën dhe SHBA-ja ka thënë se sulmi mund të nisë “në çdo moment”.

Leave a comment

Your email address will not be published.