Selakovic – Serbia Jep Medalje Për Ata Që Nuk Njohin Kosovën

Selakovic – Serbia Jep Medalje Për Ata Që Nuk Njohin Kosovën

Selakovic – Serbia Jep Medalje Për Ata Që Nuk Njohin Kosovën

Ministri i Jashtëm serb Nikola Selakovic i cili po zhvillon një vizitë në Kamerun, u takua me kryeministrin e këtij vendi Joseph Dion Ngute, derisa e falënderoi për qëndrimin ‘parimor’ të Kamerunit për Kosovën dhe Metohinë dhe mirëkuptimin e plotë krah pozicionit të Serbisë, tha Ministria e Jashtme serbe.
Selakovic po ashtu tha se Serbia mbështet fuqishëm integritetin territorial dhe sovranitetin e Kamerunit.

Ai shprehu kënaqësinë që në dritën e marrëdhënieve miqësore mes dy vendeve, ato do të vazhdojnë me mbështetjen reciproke aktive, si në planin dypalësh ashtu edhe në organizatat ndërkombëtare.

Duke kujtuar se të dy vendet lidhin miqësinë tradicionale dhe marrëdhëniet e mira politike që datojnë që nga periudha e veprimit të përbashkët në kuadër të Lëvizjes së “Pa inkuadruarve”, ministri Selakovic tha se kjo është një bazë e shkëlqyer që duhet të përdoret për të forcuar bashkëpunimin dypalësh.

Ai po ashtu ka thënë se Serbia është e vendosur për intensifikimin e dialogut politik me Kamerunin, duke bërë thirrje që në periudhën e ardhshme të realizohet vizita e zyrtarëve të Kamerunit në nivelin më të lartë.

Leave a comment

Your email address will not be published.