Zyrtari I Lartë Amerikan: Sulmi Rus Mbi Ukrainën Mund Të Nisë Me Breshëri Raketash

Zyrtari I Lartë Amerikan: Sulmi Rus Mbi Ukrainën Mund Të Nisë Me Breshëri Raketash

Zyrtari I Lartë Amerikan: Sulmi Rus Mbi Ukrainën Mund Të Nisë Me Breshëri Raketash

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Presidentit Joe Biden, Jake Sullivan ka folur sot rreth situatës së tensionur mes Rusisë dhe Ukrainës dhe friksës se nga momenti në moment Rusia mund të nisë ofensivën. Sullivan tha për CNN se nëse ndodh sulmi rus, ka të ngjarë të fillojë me një breshëri të konsiderueshme raketash dhe sulmesh me bomba.

“Më pas do të pasohej nga një sulm i një force tokësore që lëviz përtej kufirit ukrainas”- shtoi ai. Sullivan, megjithatë, tha se megjithëse akumulimi i 130,000 trupave ruse është përshpejtuar në 10 ditët e fundit, vendi ende ka mundësi ta zgjidhë situatën përmes diplomacisë.

Duke komentuar raportimet se Rusia mund ta sulmojë Ukrainën që të mërkurën, Sullivan tha: “Ne nuk mund ta parashikojmë ditën në mënyrë perfekte, por kemi thënë prej disa kohësh se jemi në një periudhë kur pushtimi mund të fillojë në çdo moment, aksioni i madh ushtarak i Rusisë në Ukrainë mund të fillojë çdo ditë.”

Sullivan tha se ka të ngjarë që të ketë viktima civile. “Nëse do të ketë një pushtim ushtarak rus të Ukrainës, ai ndoshta do të fillojë me një breshëri të konsiderueshme raketash dhe bombardimesh. Ato nuk janë kurrë aq të sakta sa çdo ushtri do të donte që të ishin kështu që civilët e pafajshëm mund të vriteshin pavarësisht nga kombësia e tyre”- vuri në dukje ai.

Leave a comment

Your email address will not be published.