Gërvalla: Deklarata për mediat nuk ishte e Prindron Sadriut, por e Prindonit bashkëshort

Gërvalla: Deklarata për mediat nuk ishte e Prindron Sadriut, por e Prindonit bashkëshort

Gërvalla: Deklarata për mediat nuk ishte e Prindron Sadriut, por e Prindonit bashkëshort

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, foli edhe për deklaratën e bashkëshortit të presidentes Osmani, Prindron Sadriu, i ngarkuar me punë në Ambasadën e Kosovës në Maqedoninë e Veriut, duke thënë se ajo deklaratë ku etiketoheshin mediat si “ndërmarrje e përbashkët KRlMlNALE” nuk ishte deklaratë e Prindonit diplomat por e Prindonit bashkëshort.
“Përgjegjësi disiplinore për z. Sadriu do të kishte nëse gjatë ushtrimit të detyrës së tij si diplomat ai do të kishte shkelur detyrat e tij”, tha Gërvalla që shtoi se po të ishte gazetare nuk do të ndihej e ofenduar nga postimi i Sadriut.

“Si ministre e Punëve të Jashtme, si eprore direkte e z.Sadriu e kam për detyrë prononcimet e tij dhe të tjerëve ti lexoj me kujdes dhe të vlerësoj a janë shkelur kriteret profesionale në punën që ushtrojnë. Është shumë e qartë që kjo deklaratë nuk është e diplomatit Prindron Sadriu, kjo deklaratë është e bashkëshortit të detyruar të mbrojë dinjitetin e bashkëshortes”, tha Gërvalla në ATV.

Kryediplomatja kosovare tha se deklarata si e tillë nuk i pëlqen dhe ajo vet nuk do ta kishte bërë.

“A më pëlqen kjo deklaratë? Nuk më pëlqen, nuk do ta kisha thënë siç e ka thënë z.Sadriu por është një çështje e atij dhe arsyetimi i përket po atij dhe jo eprores së tij”, vijoi Gërvalla.

Leave a comment

Your email address will not be published.