Presidenti Biden: Një Sulm I Rusisë Ndaj Ukrainës Mbetet Mjaft I Mundshëm! Do Të Kishte Kosto Njerëzore Të Jashtëzakonshme

Sipas Presidentit të SHBA-ve, Joe Biden, një sulm i Rusisë ndaj Ukrainës “mbetet mjaft i mundshën” dhe kostoja njerëzore e këtij sulmi, do të ishte “e jashtëzakonshme”.

Presidenti Biden shtoi se SHBA-të do të përgjigjeshin me vendosmëri, në rast se një gjë e tillë ndodh.

Rusia ka vendosur mbi 100 mijë trupa në kufirin me Ukrainën, duke rritur tensionet dhe frikën për një pushtim të mundshëm.

Ministri rus i Mbrojtjes, deklaroi se disa trupa janë tërhequr, por sipas SHBA-ve, një gjë e tillë nuk është verifikuar.

“Ministri rus i Mbrojtjes ka raportuar sot se disa njësi ushtarake janë duke u larguar nga pozicionet e tyre pranë Ukrainës. Kjo do të ishte një gjë e mirë, por ne ende nuk e kemi verifikuar një gjë të tillë. Përkundrazi, analistët tanë vlerësojnë se ata mbeten ende në një pozicion kërcënues “, tha Biden.

Leave a comment

Your email address will not be published.