Urime! Fitore E Madhe! Parandaluam Pushtimin Rus, Zbrapsëm Putinin!

U.S. Secretary of State Antony Blinken, left, and NATO Secretary General Jens Stoltenberg greet each other as they speak to the media during NATO Foreign Ministers meeting in Riga, Latvia Tuesday, Nov. 30, 2021. (AP Photo/Roman Koksarov, Pool)

Urime! Fitore E Madhe! Parandaluam Pushtimin Rus, Zbrapsëm Putinin!

Urime! Fitore E Madhe! Parandaluam Pushtimin Rus, Zbrapsëm Putinin!

Ukraina tha të martën se përpjekjet e saj diplomatike, bashkë me aleatët perëndimorë, ia dolën të zbrapsin një pushtim të mundshëm rus. “Ne dhe aleatët tanë ia dolëm të pengonim përshkallëzimet e mëtejshme nga Rusia”, tha ministri i jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba.
Ne ia dolëm të parandalonim Rusinë nga një përshkallëzim i mëtejshëm, bashkë me partnerët tanë. Sot jemi në mes të shkurtit dhe mund të shikoni se diplomacia vazhdon të funksionojë.

Komentet e Kulebas vijnë një ditë pasi Rusia la një derë hapur për më shumë bisedime me perëndimin për të zgjidhur përplasjen e shkaktuar nga kundërshtimi nga ana e Moskës i ndikimit të NATO-s në evropën lindore dhe ambicjet e ukrainës për tu anëtarësuar një ditë në aleancë. Ministria ruse e mbrojtjes tha të martën se një pjesë e më shumë se 100 mijë trupave të vendosur pranë kufijve të Ukrainës, po fillonin të ktheheshin në bazat e tyre pasi përfunduan stërvitjet ushtarake. Por Kuleba nënvizoi se tensionet mbeteshin të larta përgjatë kufijve të Ukrainës dhe se Rusia duhet të tërhiqte të gjitha forcat që andej.

Rusia po lëshon deklarata të ndryshme, sidoqoftë ne kemi një rregull: Mos besoni cfarë dëgjoni, besoni cfarë shikoni. Kur ne të shohim tërheqjen atëherë do të besojmë shtensionimin.Zyrtarët ukrainas në fakt kanë kaluar javë duke vënë në pikëpyetje raportet e zbulimit amerikan që rusia po planifikonte një sulm mbi fqinjin e saj perëndimor

Leave a comment

Your email address will not be published.