Deputeti Muja: Buxheti i Kosovës është rritur për 461 milionë euro brenda vitit

Deputeti Muja: Buxheti i Kosovës është rritur për 461 milionë euro brenda vitit

Deputeti Muja: Buxheti i Kosovës është rritur për 461 milionë euro brenda vitit

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja ka bërë një krahasim të buxhetit të vitit 2021 me vitet e kaluara, duke thënë se brenda një viti është rritur për 461 milionë euro.

Muja në Facebook thotë se ky buxhet është meritë e e Qeverisë Kurti.

“Të hyrat buxhetore për vitin 2021 ishin rreth 2.2 miliardë euro. Viti i parë i Qeverisë Kurti II ka shënuar një bilanc prej plus 461 milionë euro krahasuar me vitin paraprak. Të hyrat e Kosovës në vitin 2011 ishin 1.3 miliard dhe ishte dashur një dekadë që të hyrat të arrinin 1.7 miliardë (+432 milion euro)”, ka shkruar Muja, përcjell Telegrafi.

Ai ka shtuar se deri në fund të mandatit, buxheti do t’i ketë mbi 2 miliardë euro shtesë.

“Vendimi për të votuar Lëvizjen Vetëvendosje nënkupton plus 461 milionë në buxhetin e Kosovës për vitin e parë të qeverisjes, potencialisht mbi 2 miliardë euro shtesë deri në fund të mandatit”, ka përfunduar ai.

Buxheti i vitit 2022 pritet të jetë 2 miliardë e 748 milionë euro apo rreth 8.7 për qind më i lartë se ai i vitit të kaluar, me të hyra prej 2 miliardë e 364 milionë euro.

Leave a comment

Your email address will not be published.