Vuçiq tregon çka do të ndodhte nëse pranohet Kosova në NATO

Vuçiq tregon çka do të ndodhte nëse pranohet Kosova në NATO

Vuçiq tregon çka do të ndodhte nëse pranohet Kosova në NATO

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se do të ketë presion të madh ndaj Serbisë për çështjen e Kosovës.

Ndër të tjera, gjatë një paraqitjeje televizive, ai tha se Kosova mund të bëhet anëtare e NATO-s.

“Nëse Kosova bëhet anëtare e NATO-s, do të ushtronte presion shtesë mbi vendet e Evropës, të cilat nuk e kanë njohur atë, pra ta njohin atë si shtet të pavarur”, tha Vuçiqi. “Kjo do ta vinte vendin tonë në një pozitë shumë të keqe”, u shpreh më tej ai.

Vuçiqi tha se një nga gjërat më të vështira për të ka qenë refuzimi për ta njohur Kosovën në Washington, gjegjësisht në Shtëpinë e Bardhë, në prezencë të presidentit të atëhershëm amerikan, Donald Trump.

“Kemi gjithnjë e më shumë të dërguar, nga Escobari e Stuart Peachi, deri tek i dërguari i tanishëm gjerman. Të gjithë po dërgojnë të dërguar, por nuk duan që Rusia të ndërhyjë në negociatat për Kosovën. Megjithatë, mos harroni se unë refuzova njohjen e ndërsjellë në mes të Washingtonit, edhe pse amerikanët ishin mikpritës të ndershëm. Ishte gjëja më e vështirë atje, të refuzosh njohjen në mes të SHBA-së. Ne kemi pasur presion edhe në Bruksel për të lejuar hyrjen e Kosovës në OKB. Vetëm ta dini se me çfarë presionesh po përballemi për ta njohur Kosovën”, deklaroi Vuçiq.

Published

Leave a comment

Your email address will not be published.