Historia tragjike e familjes së Joe Biden, nga djali problematik e vdekjet e dy fëmijëve

Historia tragjike e familjes së Joe Biden, nga djali problematik e vdekjet e dy fëmijëve

Historia tragjike e familjes së Joe Biden, nga djali problematik e vdekjet e dy fëmijëve

Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Joe Biden, i cili Iuftoi me Donald Trump në zgjedhjet e 3 Nëntorit 2020, ka përjetuar ngjarjet më të dhimbshme që mund të përjetojë një njeri, në jetën e tij personale.
Biden para se të zgjidhej President i SHBA, nga viti 2009 deri në 2017, ka shërbyer si nënkryetari i 47-të i Shteteve të Bashkuara në administratën e Obamës. Ndërsa para këtij posti, ai ka shërbyer si Senator i vendit për Delaware, nga viti 1973 deri më 2009 si anëtar i Partisë Demokratike.

Por, prapa karrierës së tij politike, Biden ishte marrë me një numër goditjesh tronditëse, në jetën e tij personale. Politikani i lindur në Scranton ishte martuar me gruan e parë Neilia Hunter në vitin 1966, ku më vonë u bënë me tre fëmijë.Ata patën 2 djem Beau dhe Hunter, si dhe vajzën Naomi. Gjithçka ishte për mrekulli, derisa një vit pas lindjes së vajzës ndodhi edhe tragjedia e parë në familjen Biden.

Ndërsa bashkëshortja e Biden, Neilia nxori vajzën e tyre për pazar për Krishtlindje, të dyja vdiqën tragjikisht në një aksident me makinë gjatë rrugës, duke e lënë Joe të rriste vetëm dy djemtë e tij, atëkohë tre dhe katër vjeç, Beau dhe Hunter.

Më pas në vitin 1977, Joe u martua me Jill, vetëm dy vjet pasi çifti ishte takuar në një takim të organizuar nga një mik i përbashkët. Dyshja ishin lidhur menjëher pas takimit me njëri-tjetrin, por u deshën pesë herë që Joe ti propozonte Jill, para se ajo të thoshte po.

Jill më parë ishte martuar e re dhe ishte divorcuar në kohën kur ishte 24 vjeç, kështu që, ajo dëshironte të sigurohej që kjo ishte një marrëdhënie e ndërtuar për të zgjatur.

Ajo më parë ishte shprehur se “donte të ishte 100 përqind e sigurt që kjo martesë do të zgjaste derisa kjo jetë t’i ndante”, kështu që djemtë e Joe, nuk do të humbisnin një nënë tjetër.

Pas martesës së Joe dhe Jill, ajo rriti djemtë e tij si të saj, dhe më vonë në vitin 1981, ata mirëpritën vajzën Ashley. Jill, kaloi tetë vjet duke shërbyer si Zonja e Dytë gjatë administratës së Obamës.

Beau Biden

Beau ishte djali i parë i Joe dhe Neilia, i lindur në vitin 1969. I diplomuar në Universitetin e Pensilvanisë, ai ishte një nëpunës juridik për një gjykatës të New Hampshire para se të bashkohej me departamentin e drejtësisë të SHBA nga 1995 deri në 2002, duke përfshirë pesë vjet pune si një prokuror federal.

Në vitin 2001, Beau Biden doli vullnetar për një trajnim për gjyqtarë dhe prokurorë në Kosovën e pasIuftëd.

Ai gjithashtu shërbeu për një dislokim njëvjeçar në Irak dhe madje fitoi medalje bronzi. Beau u martua me Hallie Olivere në vitin 2002, martesë e cila iu solli dy fëmijë, vajzën Natalie në 2004, dhe djalin Robert në 2006.

Beau fitoi famë kombëtare pasi prezantoi babanë e tij në Kongresin Kombëtar Demokratik në Denver natën e vitit 2008, kur Joe Biden pranoi emërimin për nënkryetar. Por, pjesa e trishtë vjen në vitin 2010, kur ai pësoi një goditje në tru dhe tre vjet më vonë iu nënshtrua një operacioni në një qendër kanceri në Teksas, për të hequr atë që iu the se ishte vetëm “një plagë e vogël.”

Politikani i ri iu nënshtrua një operacioni për kancerin e trurit pasi u diagnostikua në gusht të viti 2013. Pas operacionit për të cilin u tha se kaloi me sukses, në vitin 2015, Beau pësoi një goditje tjetër nga sëmundja dhe VDlQ, vetëm 10 ditë pas pranimit në spital.

Humbja e jetës së babait të dy fëmijëve erdhi vetëm një vit para garës së tij të planifikuar për guvernator të Delaware. Duke folur për vdekjen tragjike të djalit të saj dhe gjendjen e Joe pas ngjarjes, Jill në fillim të këtij viti është shprehur me fjalët se:

“Katër ditë pas varrimit të Beau, unë pashë Joe duke u rruajtur dhe veshur kostumin e tij. Unë e pashë atë të shihej në pasqyrë, të merrte frymë thellë, të kthente shpatullat dhe të dilte në një botë të zbrazët pa djalin tonë. Ai u kthye në punë. Joe është i tillë”

Hunter Biden

Joe dhe gruaja e tij e ndjerë Neilia mirëpritën Robert Hunter Biden në vitin 1970. Hunter aktualisht punon si avokat dhe është themeluesi i firmës sipërmarrëse të kapitalit Eudora Global.

Hunter, 50 vjeçar, u martua me gruan e parë Kathleen në vitin 1993, dhe çifti pati 3 fëmijë. Vajzat, Naomi, Finnegan dhe Maisy, derisa u divorcuan në vitin 2017. Njëra nga vajzat e tyre mban emrin Naomi, emrin e vajzës se Joe e cila ka ndërruar jetë në vitin 1972.

Mbesa e Joe, Naomi u diplomua nga Shkolla e Drejtësisë në Columbia, në fillim të këtij viti. Më parë ajo ka studiuar në Universitetin e Pensilvanisë nga u diplomua në vitin 2016, së bashku me vajzën e Donald Trump, Tiffany.

Ndërsa, babai i Naomi dhe djali i dytë i Joe, Hunter, është përfolur shumë për luftën e tij me abuzimin e substancave narkotike, si dhe “një jetë të trazuar personale”.

Në lidhje me bisedat që u detyrua të bënte me babain e tij Joe Biden, Hunter tha për New Yorker se: “Unë jam duke i kërkuar falje atijdhe ai më përgjigjet se, është ai që i vjen keq. Ne të dy kemi një debat të vazhdueshëm për atë se kush duhet të pendohet më shumë.”

Hunter ka folur edhe në lidhje me jetën e tij dhe varësinë nga substancat, duke thënë se “Shikoni, të gjithë përballen me dhimbje. Të gjithë kanë trauma. Ka varësi në çdo familje. Unë isha në atë errësirë. Isha në atë tunel, është një tunel i pafund. Nuk e heq dot qafe”.

Jeta e tij personale u diskutua shumë në të gjitha lajmet, sidomos pasi Hunter kishte krijuar një marrëdhënie me Hallie-n, e cila ishte e veja e vëllait të tij të ndjerë Beau.

Duke folur për marrëdhënien e diskutueshme, me ish-gruan e vëllait të tij, ai është shprehur për New Yorker në këtë mënyrë: “Ne po ndanim një pikëllim shumë specifik. Fillova të mendoj për Hallie si personin e vetëm në jetën time që kuptoi humbjen time.”

Hallie dhe Hunter janë ndarë përfundimisht në vitin 2019, dhe Hunter u lidh me Melissa Cohen nga Afrika e Jugut, në po atë vit.

Ashley Biden

Është fëmija i vetëm biologjik i Joe dhe Jill, e lindur në vitin në 1981. Vajza më e vogël e çiftit u diplomua nga Universiteti Tulane në Luiziana, përpara se të bëhej drejtoreshë ekzekutive e Qendrës Jofitimprurëse Delaware për Drejtësi të orientuar drejt reformës në drejtësinë penale.

Ashley, tanimë 39-vjeçare, gjithashtu ka hyrë në punët sociale duke punuar në Delaware për 15 vjet. Kur ishte më e re, Ashley raportohet të ketë pasur një ndikim të madh në ambiciet politike të babait të saj.

Edhe pse më parë e interesuar më shumë në çështjet sociale, tani Ashley ka lulëzuar në industrinë e modës pasi themelimit të markës së saj të veshjeve Livelihood në vitin 2017. Ashley është e martuar me kirurgun plastik Howard Kerin në vitin 2012.

Leave a comment

Your email address will not be published.