Hoxhaj: Rusia e goditi tre herë Kosovën javën e kaluar

Hoxhaj: Rusia e goditi tre herë Kosovën javën e kaluar

Hoxhaj: Rusia e goditi tre herë Kosovën javën e kaluar

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj përmes një reagimi ka thënë se Kosova po dështon ta kundrgodasë Rusinë përkundër të gjitha deklaratave sulmuese të fundit të bërë ndaj kësaj të fundit ndaj Kosovës.
Sipas tij, Kosova është vija e parë e fushatës agresive ruse në Ballkan, ku vetëm gjatë javës së kaluar tri herë Kosova u godit direkt.

“Në fillim të javës Putini akuzoi NATO-n për bombardimin e Serbisë. Por, mori përgjigje nga Kancelari Scholz i cili i tha se NATO ndali gjenocidin serb në Kosovë! Në fund të javës së kaluar, Lavrovi, akuzoi Shqipërinë dhe Kosovën që po rekrutojnë mercenarë për Iuftën në Ukrainë! Në fund, edhe një eurodeputete franceze pro ruse gënjeu gjithashtu diçka edhe kundër Kosovës!”, ka shkruar Hoxhaj.

Reagimi i tij i plotë:

Rusia është gati ta fillojë edhe një Iuftë tjetër kundër Ukrainës. Kosova është vija e parë e fushatës agresive ruse në Ballkan, ku vetëm gjatë javës së kaluar tri herë Kosova u godit direkt!

Në fillim të javës Putini akuzoi NATO-n për bombardimin e Serbisë. Por, mori përgjigje nga Kancelari Scholz i cili i tha se NATO ndali gjenocidin serb në Kosovë! Në fund të javës së kaluar, Lavrovi, akuzoi Shqipërinë dhe Kosovën që po rekrutojnë mercenarë për Iuftën në Ukrainë! Në fund, edhe një eurodeputete franceze pro ruse gënjeu gjithashtu diçka edhe kundër Kosovës!

Kjo tregon që Kosova veçse është pjesë e betejës propagandistike të Iuftës në Ukrainë! Këtu goditet Kosova, por edhe partnerët tanë perëndimor! Një goditje e strukturuar ndaj Kosovës e asesi një rast i izoluar, por, ky nuk është fundi!

Leave a comment

Your email address will not be published.