Ministri ukrainas – BE-së: Leni fjalët, merrni vendime!

Ministri ukrainas – BE-së: Leni fjalët, merrni vendime!

Ministri ukrainas – BE-së: Leni fjalët, merrni vendime!

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, ka thënë se ai ‘pret vendime’ nga Bashkimi Evropian- duke nënkuptuar vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë, shkruan BBC.
Kuleba shtoi se tashmë ka ‘arsye të forta dhe legjitime’ për të quar përpara këto vendime dhe se Bashkimi Evropian duhet të demonstroj se ai ‘nuk është vetëm duke folur’ por gjithashtu ‘duke kryer punë’.

Teksa ai foli edhe për takimin e paralajmëruar në mes Biden dhe Putin, Ministri ukrainas e mirëpriti këtë lajm, duke theksuar se: “Ne besojmë se çdo përpjekje për dialog ia vlenë të provohet’

Ai e bëri këtë thirrje pas arritjes në Bruksel ku pritet të takohet me ministrat e jashtëm të shteteve të BE-së.

Në fund, ai tha se është garantuar se asnjë vendim në lidhje me Ukrainën nuk do të merret prapa shpinës së saj.

Situata në mes Ukrainës dhe Rusisë mbetet mjaft e tensionuar, teksa shumë analistë thonë se kemi hyrë në javën vendimtare sa i përket pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

Leave a comment

Your email address will not be published.