Presidenti Willson: Shqipëria nuk preket

Presidenti Willson: Shqipëria nuk preket

Presidenti Willson: Shqipëria nuk preket

Artikulli i botuar nga New York Times më 1920 tregon përgjigjen e presidentit Uillson që i dërgoi kryeministrave Millerand dhe Llojd Xhorxh rreth çështjes së Adriatikut.
Edhe pse presidenti nuk ndërmori një objeksion për zgjidhje, marrëveshja e ndërsjellë mes Italisë dhe Jugosllavisë në lidhje me kufijtë e tyre të përbashkët në rajonin e Fiumes, parashikon një marrëveshje të tillë që ishte bërë mbi bazën e kompensimin diku gjetkë, në shtrirjen e tyre drejt shteteve të botës së tretë, dhe mbi këto kushte, mund të pranohej të hiqej dorë nga projekti për një shtet të lirë të Fiumes. Ai nuk është i përgatitur që të lejojë ndryshimin e kufijve të Shqipërisë.

Sërish presidenti iu kujtoi qeverive të Britanisë dhe Francës se ai nuk ka ndërmend të pajtohet me një pjesë të marrëveshjes së paqes (dhe kjo kupton zbatimin e marrëveshjes për Turqinë, Hungarinë si dhe Adriatikun), nëse nuk do të bëhet mbi bazën e parimeve të drejtësisë, vetëvendosjes dhe në mbështetje me parimet mbi të cilat çdo vend hyn në luftë dhe mbi bazën e së cilës është arritur armëpushimi me Gjermaninë.

Leave a comment

Your email address will not be published.