Ja cka thote Presidenti George Bush pas suImit rus në Ukrainë

Presidenti George Bush pas suImit rus në Ukrainë: Nuk duhet ta tolerojmë Putinin

Presidenti George Bush pas suImit rus në Ukrainë: Nuk duhet ta tolerojmë Putinin

Ish-Presidenti amerikan George Bush ka reaguar pas fillimit të invazionit rus në Ukrainë, duke e quajtur presidentin Putin autoritar dhe bullizues që s’duhet toleruar.
George Bush ka thënë se Ukraina është shtet mik i ShBA-së dhe meriton mbështetjen e plotë gjatë kësaj kohe të vështirë.

“SuImi i Rusisë ndaj Ukrainës përbën krizën më të rëndë të sigurisë në kontinentin evropian që nga Lufta e Dytë Botërore.

Unë i bashkohem komunitetit ndërkombëtar në dënimin e pushtimit të paprovokuar dhe të pajustifikuar të Ukrainës nga Vladimir Putin.

Qeveria dhe populli amerikan duhet të solidarizohen me Ukrainën dhe popullin ukrainas, derisa ata kërkojnë lirinë dhe të drejtën për të zgjedhur të ardhmen e tyre.

Ne nuk mund të tolerojmë bullizmin autoritar dhe rrezikun që paraqet Putin.

Ukraina është miku dhe aleati ynë demokratik dhe meriton mbështetjen tonë të plotë gjatë kësaj kohe të vështirë”, ka deklaruar Bush.

Leave a comment

Your email address will not be published.