Kosova e gatshme me ushtarët e vet për Iuftën në Ukrainë: Po presim dritë jeshile nga Amerika

Kosova e gatshme me ushtarët e vet për Iuftën në Ukrainë: Po presim dritë jeshile nga Amerika

Kosova e gatshme me ushtarët e vet për Iuftën në Ukrainë: Po presim dritë jeshile nga Amerika

Ministria e Mbrojtjes së Kosovës ka dalë me deklaratë pasi Rusia filloi suImet ndaj Ukrainës.
Nga ministria e Mbrojtjes e Kosovës thonë se nëse kërkohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ata do të ofrojnë kapacitetet operacionale të FSK-së në operacionet e mundshme.

“Në anën tjetër, nëse kërkohet nga SHBA, si partneri dhe aleati ynë jetik, për angazhimin tonë, jemi të gatshëm të ofrojmë të gjitha aftësitë dhe kapacitetet operacionale të FSK-së që ata vlerësojnë se mund të jenë kontributore në operacionet e mundshme. Republika e Kosovës është e bashkuar fuqishëm me qëndrimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mbretërisë së Bashkuar, aleatët e tyre nga NATO dhe Bashkimin Evropian”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Ministria e Mbrojtjes, me vëmendje maksimale jemi duke monitoruar situatën kritike të sigurisë në Evropë të shkaktuar nga fillimi i agresionit ushtarak të Rusisë ndaj Ukrainës, si dhe implikimet për sigurinë rajonale, kontinentale dhe globale.

Ministria e Mbrojtjes, me mekanizmat tanë, monitorojmë pandërprerë, të gjitha dukuritë dhe proceset rajonale e globale, si dhe synimet dhe aktivitetet e akterëve armiqësor që rrezikojnë sigurinë e vendit tonë nga jashtë.

Siç kemi paralajmëruar edhe më herët, Rusia e sinkronizuar me aleatin e saj, Serbinë, vazhdojnë intenzivisht me aktivitetet e Iuftës hibride, tashmë të njohura, në rajonin tonë, siç ishin edhe deklaratat dezinformuese, para pak ditëve nga Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë.

Leave a comment

Your email address will not be published.