Putin nuk ndalet: Dorëzohuni, ukrainasë! Kush ndërhyn nga perëndimi vuan pasojat

Putin nuk ndalet: Dorëzohuni, ukrainasë! Kush ndërhyn nga perëndimi vuan pasojat

Putin nuk ndalet: Dorëzohuni, ukrainasë! Kush ndërhyn nga perëndimi vuan pasojat

Rusia ka nisur ofensiven e Ukrainës nga Donbasi duke shkaktuar shtatë fatalitete dhe nëntë persona që janë në kushte të rënda.

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, tha këtë mëngjes se Rusia nisi zaptimin e vendit të tij. Në një postim në Twitter, Kuleba shkroi se presidenti rus, Vladimir Putin ka nisur “zaptimin e Ukrainës në shkallë të plotë”.

Ai tha se Ukraina do ta mbrojë veten dhe se “bota mund dhe duhet ta ndalë Putinin”. Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyi tha se Rusia ka kryer sul me me rake ta në infrastrukturën e Ukrainës dhe mbi rojet kufitare.

Përmes një postimi në Tëitter, ai tha se ka biseduar me aleatët perëndimorë dhe se u ka bërë thirrje atyre që ta ndihmojnë Ukrainën me mbrojtje dhe financa. Zelenskyi tha se po shpall gjendje lu f te, duke u bërë thirrje qytetarëve që të jenë të qetë.

Presidenti rus konfirmoi se ka nisur, siç tha një operacion “special” për “çmilitarizimin” e Ukrainës. Në një fjalim televiziv, drejtuar kombit, Putin u përpoq të justifikonte operacionin, duke pretenduar se ai është i nevojshëm për ta parandaluar Ukrainën nga sigurimi i arm ëve bërthamore, edhe pse Ukraina nuk ka shprehur synime të tilla.

“Rrethanat kërkojnë që ne të ndërmarrim veprime vendimtare dhe të menjëhershme”, tha Putin, duke shtuar se separatistët e mbështetur nga Rusia në rajonin e Donbasit, në lindje të Ukrainës, kanë kërkuar ndihmë.

Ai i bëri thirrje ushtrisë ukrainase të dorëzojë ar mët dhe tha se Rusia “nuk e ka ndërmend të zaptojë territorin ukrainas”. Putin lëshoi dhe një paralajmërim për fuqitë perëndimore: “Mos ndërhyni, nëse do e bëni, do vuani pasojat”.

Leave a comment

Your email address will not be published.