Nata sjell skenare të reja, Putin e ka të qartë planin që do të ndjekë ndaj Ukrainës (Detajet)

Nata sjell skenare të reja, Putin e ka të qartë planin që do të ndjekë ndaj Ukrainës (Detajet)

Nata sjell skenare të reja, Putin e ka të qartë planin që do të ndjekë ndaj Ukrainës (Detajet)

I druheshim të gjithë, por tani ndodhi. Presidenti Vladimir Putin në orët e vona të mbrëmjes dha urdhrin që forcat ruse të nisnin ofensiven totale ndaj Ukrainës.

Ata u futën brenda territoreve ukrainase nga Bjellorusia, por dhe nga ajri. Leja e parlamentit rus për përdorimin e ushtrisë jashtë territorit u vu në zbatim.

Një pjesë e madhe e ukrainasve po flinin kur dëgjuan zhurmat e mëdha të ofensives ruse. U përdorën mjete të artilerisë së rëndë.

Raportimet e para bëjnë me dije se janë shkaktuar qindra fatalitete, ndërsa qeveria ukrainase ka bërë thirrje për rezistencë në ditën e parë të përballjes.

Nata pritet të jetë sërish e nxehtë në Ukrainë. Rusia uli vrullin gjatë ditës, por të gjitha skenaret nga mediat ndërkombëtare bëjnë me dije se do të ketë sërish vrull.

Ata lajmërojnë se presidenti Vladimir Putin ka urdhëruar riorganizim dhe do të nisë sërish ofensiven. Ukraina ka rezistuar mirë, por është vetëm dita e parë.

Leave a comment

Your email address will not be published.