Qeveria Kosova do t’i bashkohet ShBA-së dhe BE-së i vendos zyrtarisht sanksione Rusisë

Qeveria Kosova do t’i bashkohet ShBA-së dhe BE-së i vendos zyrtarisht sanksione Rusisë

Qeveria Kosova do t’i bashkohet ShBA-së dhe BE-së i vendos zyrtarisht sanksione Rusisë

Qeveria e Kosovës ka vendosur sanksione ndaj Rusisë, pas pushtimit të Ukrainës. Këtë vendim Qeveria e mori në mbledhjen e sotme, ku tha se kjo po bëhet për ta dënuar agresionin që Rusia po bën ndaj Ukrainës si dhe rreshtim ndaj SHBA’së e BE’së.
Ky propozim vendim ka ardhur nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se nuk është kjo hera e parë që Kosova i vë sanksione Rusisë.Kurti theksoi se kanë vendosur që të miratojnë një pako sanksionesh, në bashkërendim me botën e lirë dhe paqedashëse.

Këto janë pikat kryesore të sanksioneve:

Agresioni është një ndër goditjet më të rrezikshme që i është bërë demokracisë.

Sanksionet përfshijnë ngrirje të aseteve të bankave dhe institucioneve mikrofinanciare.

Ndalimi i qasjes së tyre në tregje financiare.

Sanksione ndaj Elitave dhe akterëve politik rusë.

Individët do t’i nënshtrohen edhe ndalimit të udhëtimit.

Leave a comment

Your email address will not be published.