Serbia në krah të Rusisë në takimin e OSBE-së, pasi vendet e BE-së lëshuan sallën

Serbia në krah të Rusisë në takimin e OSBE-së, pasi vendet e BE-së lëshuan sallën

Serbia në krah të Rusisë në takimin e OSBE-së, pasi vendet e BE-së lëshuan sallën

Përfaqësuesit e Serbisë kanë qëndruar në sallën e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Vjenë, kur përfaqësuesit e Bashkimit Evropian dhe të vendeve të tjera janë larguar nga takimi ,në shenjë proteste pas deklaratave të Rusisë për pushtimin rus.
Siç mëson Radio Evropa e Lirë (REL), në një takim të brendshëm të OSBE-së në Vjenë për luftën në Ukrainë, të mbajtur më 24 shkurt, Rusia ka këmbëngulur në interpretimet e saj për pushtimin e Ukrainës, pas të cilit veprim përfaqësuesit e vendeve perëndimore janë larguar nga takimi.

Përfaqësuesit nga Serbia kanë qenë në mesin e disa përfaqësuesve të disa vendeve që nuk janë larguar nga takimi.Vendet që kanë qëndruar me Rusinë, përveç Serbisë, janë: Bjellorusia, Armenia, Azerbajxhani, Kazakistani, Taxhikistani dhe Turkmenistani.

Në takim kanë mbetur edhe përfaqësues të Selisë së Shenjtë dhe ata të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së.

Sulmi i Moskës ndaj Ukrainës ka nisur në orët e para të 24 shkurtit.

Raketat janë nisur në aeroporte dhe infrastrukturë ushtarake në rreth 25 qytete.

Presidenti rus, Vladimir Putin ka urdhëruar “operacion special” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Veprimi i Kremlinit ka nxitur zemërim dhe është dënuar në gjithë botën.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët janë përgjigjur me sanksione të ashpra kundër Moskës.

Beogradi zyrtar ende nuk e ka bërë të ditur qëndrimin e tij në lidhje me sulmet ruse në Ukrainë. Mediat në Serbi kanë raportuar se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të shpallë qëndrimin e tij mbrëmjen e 25 shkurtit.

Serbia dhe Rusia ruajnë marrëdhënie të nivelit më të lartë.

Beogradi zyrtar refuzon të harmonizojë politikën e tij me atë evropiane, edhe pse Serbia është kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Rusia po e mbështet Serbinë duke bllokuar anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Kosova shpalli pavarësinë në vitin 2008, por zyrtarët serbë refuzojnë ta njohin atë si shtet.

Serbia është, gjithashtu, plotësisht e varur nga gazi rus, të cilin e merr përmes Rrjedhës Turke.

Leave a comment

Your email address will not be published.